Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, në këto orë të para të së hënës, doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj.

Doktor Esati, u nda nga jeta pas prekjes nga koronavirusi.

Ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe ndodhej në një stad të avancuar, ndërsa ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë prej nëntë ditësh, ku ndodhej në terapi intensive për shkak të koronavirusit.

Dr. Esat Pashaj, ka lindur në 16.05.1948. Ai ka qenë Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar./Abc News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re