Koronavirusi i ka marrë jetën sot një tjetër arsimtareje në vend.

Violeta Liçaj, e cila ishte e shtruar në një nga spitalet Covid, e infektuar me virusin e rrezikshëm, ka humbur jetën.

Lajmin e kanë bërë me dije kolegë të saj, duke postuar dhe dedikime prekëse në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj”,-shkruan një kolege.

“Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë!

Lamtumirë e mira , e dhimsura , e shtrenjta jonë Leta!”-shprehet një tjetër mësuese.

“Ti i’u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.

Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.

Modeli i gruas , i nënës , i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional,”-thekson një mësuese tjetër,

“Na ke prekur të gjithëve mësues , nxënës dhe prindër.

Do të na mungosh shumë e dashur …..

Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe!

LAMTUMIRE !”, shkruan një nga kolegët e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re