Një punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin është ndarë nga jeta për shkak të virusit të rrezikshëm.

Drejtoria e Portit Detar Shëngjin konfirmon lajmin në rrjetet sociale teksa i shpreh dhe ngushëllimet familjes dhe të afërmve për humbjen.

“COVID-19, i mori jetën kolegut tonë Ardian Dardha, punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin!

Nuk ishte thjesht koleg, por shok , mik, njeri i veçantë për të gjithë ne!”,-shkruan Drejtoria e Portit Detar Shëngjin.

POSTIMI:

Drejtoria e Portit Detar Shëngjin, u zgjua sot me një lajm të trishtë.

COVID-19, i mori jetën kolegut tonë Ardian Dardha, punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin !

Nuk ishte thjesht koleg, por shok , mik, njeri i veçantë për të gjithë ne !

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre!

Do na mungosh Ardian !

U prehsh në paqe koleg !.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re