Familjarë, miq dhe politikanë kanë kujtuar Marko Bellon, ish-ministrin e Jashtëm që humbi jetën pak kohë më parë nga koronavirusi.

Në këtë përkujtimore morën pjesë bashkëshortja e ish-ministrit Silvana, dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, që foli në emër të familjes.

Në përkujtimore morën pjesë politikanë të spektrit të majtë dhe të djathtë, duke bërë bashkë personalitete të rëndësishme të politikës shqiptare.

Deklarata e familjarëve, miqve dhe kolegëve të ish-ministrit Marko Bello:

Në kujtim dhe respekt të mikut tonë MARKO BELLO

Deputetë dhe ish deputetë të Kuvendit, ministra dhe ish ministra, anëtarë të Grupit të Lutjeve, dhe kolegë nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën në një mëngjes përkujtimor, për ish Ministrin dhe deputetin Marko Bello, i cili humbi jetën pak kohë më parë nga CoViD-19.

Në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian.

Takimin e përshëndetën miq të Mëngjesit të Lutjeve nga SHBA, Anglia dhe rajoni.

1- Fatmir Mediu
2- Besnik Mustafaj
3-Namik Dokle
4-Arta Dade
5-Pandeli Majko

6-Elona Gjebrea
7-Blerina Gjylameti
8-Damjan Gjiknuri
9-Ridvan Bode
4-Agron Duka
10-Ndre Legisi
11-Kastriot Islami
12-Gazmend Bizhga

13-Paskal Milo
14-Albert Caci
15-Arjan Starova
16-Mimoza Hafizi
17-Neritan Alibali

18-Sherefedin Shehu
19-Silva Bello
20-Arben Malaj
21-Gerti Bogdani

22-Vali Leskaj
23-Ilirjan Celibashi
24-Arjan Madhi

Si dhe kolege të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re