Një prej drejtuesve të klubit të Butrintit të Sarandës ka dalë pozitiv me korónavirus ditën e sotme, ndërsa pritet tu bëhet tampon lojtarëve dhe personave të tjerë që kanë pasur kontakt me të. Nuk dihet identiteti i drejtuesit, ndërsa Panorama Sport konfirmon se gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma të rénduara për tu shtruar në spítal.

Aktualisht po vazhdon karantinën në banesën e tij. Ndërkohë, kujtojmë se Butrinti u përball ditën e mërkurë me Maliqin në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Drejtuesi në fjalë i cili ka rezultuar pozitiv, ishte i pranishëm në këtë pérballje, i pajisur me doreza dhe maskë, duke shmangur kështu kontaktet me persona të tjerë. Gjithsesi në orët në vijim priten me ánkth, përgjigjet e testeve të tamponëve.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re