Mes 8 rasteve të reja me koronavirus janë edhe dy personal mjekësor. Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se bëhet fjalë për 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 në Kukës. Bëhet fjalë për një infermiere në Shkodër dhe një infermier të Urgjencës në Kukës.

“Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste,” tha ajo.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë           227 raste
– Durrës           42 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër          71 raste
– Lezhë             14 raste
– Berat              2 raste
– Has                13 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste
– Kukës        1 rast

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko