Më shumë se 17 të burgosur në burgun e Fushë Krujës lanë këtë të premte qelitë për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi.

 

Ata përfituan nga aminsitia, ndërsa do të qëndrojnë të izoluar në shtëpi për tre muaj.

 

Te demnuarit tregojne se kushtet kane qenë të vështira pasi në një dhomë qëndronin gjashtë veta duke i ekspozuar më shumë ndaj rrezikut të virusit COVID-19.

 

Të gjithë të burgosurit që kanë përfituar leje gjatë kësaj periudhe, do të duhet të kthehen në qeli më datë 1 korrik, për të vijuar dënimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re