12: 40 Agron Duka dhe 200 shqiptarë ngecin në aeroportin gjerman, kreu i PAA-së flet për Abc News

Situata e krijuar nga koronavirusi po shkakton probleme të mëdha me trafikun ajror në Europë duke anuluar fluturime të shumta. Nisur nga situata e krijuar, kompania WizzAir që bën linjën Memingen Gjermani-Tiranë nuk kreu sipas parashikimeve fluturimin e radhës ditën e sotme duke lënë në aeroport qindra shqiptarë.

Mes atyre që pritën disa orë në aeroportin e Memingenit është edhe kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

Në një lidhje telefonike me Abc News, Duka u shpreh se fluturimi ishte planifikuar në orën 07:00 të mëngjesit, por punonjësit e kompanisë WizzAir nuk janë paraqitur në punë nga frika e koronavirusit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hJU6HxpG5ys?feature=oembed]

Kjo ka shkaktuar irritimin e udhëtarëve, të cilët njoftuan konsullatën shqiptare në Mynih si edhe ministrinë e Jashtme në Tiranë.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë i mundur fluturimi në orët e mesditës.

Siç shprehet Duka për Abc Neës, fluturimi do të bëhet në orën 13:30 pasi kompania Wizz Air u detyrua ta kryerjë pavarësisht hezitimit të punonjësve.

12:20 Banorët e zonave të thella mbeten pa ushqime në Librazhd, lëvizin me kuaj

Masat shtërnguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë kufiziuar lëvizjet e tregëtarëve dhe qytetarëve. Furnizimi me ushqime po vështirësohet për banorët e zonave të thella të vendit. Sami Murraçi është nga fshati Arrëz dhe për të siguruar ushqime dhe ilaçe ka ecur mbi kalë 3 orë për të mbërritur në Librazhd.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=uveRmFl_iCU?feature=oembed]

“I kemi fëmijët sëmurë u detyruam të merrnim makinë time, mushkën. S’kemi me çtë lëvizim. Kam fëmijët e sëmurë me kollë me temperaturë nuk i sjell dot në spital kam frikë”, thotë ai.

Ai është i varfër dhe tregon se e ndihmojnë miqtë të marrë ushqime pa para.

Samiu tregon se në vështirësi janë dhe banorët e tjerë të fshatit të tij. Njësitë administrative është e qartë se nuk kanë hartuar asnjë plan për të ndihmuar për banorët që janë izoluar nëpër fshatra.

12: 01 Nuk i tremb as koronavirusi dhe as policia: Dhjetra shoferë të pabindur e pësojnë keq

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin pas masave të reja të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 74 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-4sc29Apbd8?feature=oembed]

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, konkretisht në Berat shtetasi P. H., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj urdhrit të Policisë për shoqërim dhe në Elbasan shtetasi I. A., 56 vjeç, pasi drejtonte mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë sportive pistoletë pa leje.

Gjithashtu, në Bulqizë janë proceduar penalisht shtetasi U. T., drejtues motomjeti dhe pasagjeri T. T., për drejtim motomjeti në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi dhe kundërshtim e mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00, 10 shtetas, konkretisht 9 shtetas në Durrës dhe 1 në Tiranë, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

11:38 4 raste të reja me koronavirus në Tiranë, zbulohet vatra e re e infeksionit

Mjekja e ISHP-së Eugena Tomini njoftoi sot për katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 59, ndërsa numri i viktimave është rritur në dy, bashkë me 66 vjeçarin që ndërroi jetë sot tek Infektivi.

Vlen për t’u theksuar fakti se katër rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar të gjitha në kryeqytet. ISHP bën me dije se tre raste nga këto kanë lidhje me rastet e mëparshme, ndërsa një rast është i pavarur duke shënuar kështu një vatër të re infeksioni në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një grua 66 vjeçare, e cila po merr trajtim intensiv tek Infektivi në QSUT.

11: 20 2 të vdekur, 59 të prekur: Përkeqësohet situata me koronavirusin në Shqipëri

Është rënduar bilanci prej koronavirusit në Shqipëri. Pas viktimës së dytë nga nga koronavirusi që u shënua sot, Ministria e Shëndetësisë njofto se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Të gjtha rastet e reja janë në Tiranë.

Në kryeqytet është konfirmuar edhe një vatër e re infeksioni, e cila nuk ka lidhje me vatrat e mëparshme.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT”, u shpreh mjekja e ISHP, Eugena Tomini.

Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Z_pbzEcqZ64?feature=oembed&w=1200&h=675]

10:36E moshuara “sfidon” koronavirusin: Kam 50 vjet kandidate për në Sharrë, jeta na është dhënë borxh

Tirana është sot në ditën e gjashtë të karantinës. Gazetari Maksi Rama ndodhej në një treg në “Vasil Shanto”.

Ndonëse kryeqyteti është në një urdhër karantine, është shtuar numri i lëvizjes së qytetarëve. Ndërkohë, eshe sot vihet re se numri më i madh i personave që lëvizin janë të moshuarit.

Të pyetur nga Abc News një pjesë e të moshuarve shprehen se kanë dalë për të bërë pazaret, pais jetojnë vetëm. Ndërsa ka edhe prej tyre që e kanë marrë me mjaft sportivitet këtë situatë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3skFt2xR4j4?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Kam dalë të bëj pazar se kam frikë se vdes dhe mos iki pa ngrënë. Edhe po të kem njerëz, ata nuk janë gjithmonë në dispozicionin tim. Unë kam 50 vjet kandidate për në Sharrë, tani më ka ardhur radha të vete. S’kam frikë fare, vdekja është një detyrim, jeta është dhënë borxh dhe ai që ma ka dhënë ka thënë do ma kthesh kur të kem unë qejf. Kështu që s’kam pse të kem frikë. I ka ndarë Perëndia, unë jam shumë e lumtur që ka vënë një kufi: të rrojnë të rinjtë dhe ne të tjerët që i kemi mbaruar punët tona të shkojmë te vendi”, tha e moshuara. /abcnews.al

08: 45 Gazetarja e ABC News në ditën e dytë të karantinës: Jam mirë, testin nuk e kam bërë

Prej ditës së djeshme gazetarja e Abc News Lediona Xheladinaj është vetëizoluar në shtëpi, pasi ashtu sikurse është raportuar vajza e saj ka frekuentuar shkollën private në Korçë ku një mësues ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Për të dhënë më shumë detaje rreth asaj që ka nodhur gazetarja pati një lidhje direkte me “Abc-ja e mëngjesit”. Lediona theksoi se ajo, fëmija, por edhe prindërit e nxënësit e tjerë janë mirë, ndërsa nuk kanë bërë testin.

Pjesë nga intervista:

Enkel Demi: Je futur ne karantinë sepse një nga fëmijët e tu frekuentonte një shkollë ku nxënës dhe mësues kanë rezultuar pozitivë?

Lediona Xheladinaj: Ka qenë lajmi i djeshëm që ne e kemi transmetuar gjatë ditës. Ka qene një mësuar që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Unë prej ditës së djeshme jam e izoluar në shtëpi dhe do vijoj të qendroj edhe për 10 ditë. Deri në këto momente mund të themi se shëndeti është mirë, edhe i fëmijës tim, por edhe me kontaktet që unë kam patur me prindërit dhe fëmijët e prindërve që studiojnë në shkollën “Omiros”. Ka qenë një info që ka mbërritur në telefonin tonë për mësuesin e infektuar dhe këshillat ishin që ne të qendronim të izoluar.

Enkel Demi: Mund të ma shpjegosh cfarë lloj shkolle është kjo?

Lediona Xheladinaj: Është shkollë pivate e mesme, greke ku studiojnë 430 nxënës dhe një staf pedagogjik prej 52. Ka qenë mësuesi grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur që jep mësim me kohë të pjesshme, banues në Kostur të Greqisë, i cili ka qen në datën 6 në shkollë ka dhënë mësim dhe ka ikur në datën 9, është kthyer sërish dhe është larguar përsëri, ku i është nënshtruar analizave dhe ka rezultuar pozitiv.

Enkel Demi: Ti edhe prej një jo urdhri por këshillimi të ABC News ke vendosur të qëndosh në karantinë dhe ke bërë mirë. Ju i keni bërë testet?

Lediona Xheladinaj: Deri në këto momete që nuk kemi siptoma nuk kemi bërë teste. Unë edhe me komunikimet që kam patur me drejtues të Shëndetit Publik në Korçë nuk është për tu shqetësuar, situata paraqitet normale për të mos përhapur panik edhe te prindërit e tjerë me kontaktet që unë kam patur, nuk kanë pasur shqetësime. Informacioni që kemi përcjellë edhe ditën e djeshme ka qenë një nxënës që është paraqitur pranë pediatrisë me temperaturë, gjedja paraqitet e syabilizuar dhe nuk dyshohet i prekur me koronavirus.

08: 35 Shënohet viktima e dytë me koronavirus në Shqipëri, ndërron jetë 66-vjeçari te Infektivi

Eshtë shënuar viktima e dytë me koronavius në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë te spitali Infektiv 66-vjeçai nga Lushnja, pasi kishte komplikacione të rënda.

66-vjeçari prej disa ditësh ishte i shtruar te Infektivi, në gjendje të rëndë.

Gazeta Ajgena Korbi raporton për ABC News se pacienti vuante nga insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Ai u infektua nga COVID 19 nga një person tjetër i ardhur nga Italia. Që në momentet e para ai ka pasur edhe probleme të tjera shëndetsore  kjo ka bërë të pamundur që t’ja dalë me sukses në këtë betejë me COVID19.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=700UxSX8XaY?feature=oembed&w=1200&h=675]

Pak ditë më parë në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë mbrëmë u njoftua se është drejt shërimit të plotë kontakti i parë me pacientin zero në Shqipëri.

Njoftimi i plotë nga ministria e Shëndetësisë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

07: 25 COVID 19, shënohet viktima e parë në Turqi

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Turqi, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve është 98 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një deklaratë për mediat është shprehur se në betejën me COVID 19 ka humbur jetën pacienti i parë i infektuar në Turqi.

Mediat vendase raportojnë se paçinti ishte mashkull i moshës 89-vjeçare që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.

Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19.

/abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re