TË GJITHA ZHVILLIMET MBI KORONAVIRUSIN
20:54 “S’ka rrugë tjetër, ngulitini mirë parimet e kësaj lufte”, Rama: Perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet

Një komunikim me qytetarët për situatën e krijuar nga koronavirusi Rama theksoi se secili prej nesh duhet të sillet njësoj sikur ta ketë virusin për të ruajtur të tjerët. “Nuk mjaftojnë disa shenja gripi për tu alarmuar apo për të bërë testin”, tha Rama.

“Ndjesë atyre që kanë qenë të vëmendshëm, por janë akoma shumë ata që duhet ti ngulisnin mirë në mëndje disa parime themelore. Shumëkush i bie me ngulm 127 se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur, ky nuk është kriter për t’u shqetësuar. Secili duhet të sillet sikur ta ketë virusin dhe të mbrojë të tjerët. Nuk mjaftojnë disa shenja gripi për t’u alarmuar nëse nuk kemi shenja të tjera. Shpallja e pandemisë përcakton edhe kriteret e marrjes së testit.

Shumë kush shqetësohet se deri kur do të u nënshtrohemi masave shtrëgnuese, për qarkullimin sidomos, por këtë nuk e dimë. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më shumë e kemi bërë tonën përballë këtij armiku. Durim, durim dhe aspak frikë. Kemi vendosur të ndërpresim fluturimet, transportin detar dhe me autobs me Greqinë, autoveteturat do të vijojnë, transporti i mallarave asnjëherë nuk do të ketë ndërprerje.

Maqedonia mbylli doganën e Bllatës, Turqia mbylli portën e fluturimeve nga Europa. Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë ndalohen aktivitet tregtare nga nesër, lokalet dhe mjediset e mbyllura. Nga dita e dielë do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe nacioanle Vlorë-Fier-Lushnje dhe Shkodrën me Lezhën dhe do ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës”, tha Rama.

17:58 Rama: Mbyllen udhëtimet me avion dhe autobus me Greqinë

Frika nga përhapja e koronavirusit në vendin tnnë kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga paraditja e së shtunës do të merren masa për kudfizimin e lëvizjeve me Greqinë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se nga ora 10:00 e ditës së nesërme do të mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus.

“Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus!

frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.

17:41 OBSH: 5000 të vdekur, një rekord tragjik. Europa, qendra e Pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin më të fundit në lidhje me shpërndarjen e koronavirusit në botë është shprehur se tashmë është Evropa epiqendra e re e pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus,  është shprehur se deri më tani janë shënuar 5000 të vdekur duke shënuar një rekord tragjik.

Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882. Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788. Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste.

Shtu zyrtarët bëjnë thirrje që të gjithë vendet të marrin masa në lidhje me luftën gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë.

17: 22 Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Ukrainë

Koronavirusi ka shënuar dhe viktimën e parë në Ukrainë  ku deri më tani janë konfirmuar vetëm tre raste të prekur.

Ukraina është bërë vendi i fundit që njofton kufizimet e udhëtimit dhe mbylljen e kufinjve të saj për shkak të koronavirusit.

Kufinjtë do të mbyllen për të gjithë shtetasit e huaj duke filluar nga e diela e 14 marsit, fillimisht për dy javë. Ndërkohë në kuadër të masave të shtuara qeveria mbylli shkollat dhe universitetet në mbarë vendin dhe ndaloi të gjitha tubimet kryesore publike, ndërsa Kisha Ortodokse e Ukrainës u tha besimtarëve se ishte e pranueshme të mos puthni ikona.

17:01 “Tani na quani heronj! Na keni sharë e baltosur, por ne do të qëndrojmë aty për ju”

Meriton Siqeca kardiolog invaziv në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, u ka kushtuar një shkrim kolegëve të tij, mjekë dhe infermierë që prej 5 ditësh po përballen me COVID-19 në Shqipëri. Përmes rrjeteve sociale, kardiologu thotë se këshilla e vetme që jep si mjek është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi, e të mos iu bëjnë xhiro fëmijëve, apo të dalin edhe vetë. “Jemi HERONJ çdo ditë të punës sonë, prej nga ekzistoni dhe ju dhe ekzistojnë të dashurit tuaj!”-shkruan ai.

Postimi i plotë i kardiologut Meriton Siqeca:

“Edhe atëherë kur harroni ekzistencën e mjekëve dhe stafit të shëndetësisë, edhe atëherë kur i shani me të gjitha fjalët e këqija që gjenden në fjalor dhe më shumë, ne jemi në punë çdo minutë të jetë sonë. Edhe kur na mbaron orari i punës, përgjigjemi në telefon,Whatsapp, Viber, Facebook ndaj çdo ankese të pacientit. Sa herë që na keni sharë, është parë që nuk gjykohet drejtë, andaj dhe gjykimi i tanishëm nga ana juaj nuk na duhet.

Ne kalojmë çdo ditë duke luftuar një pafundësi sëmundjesh e diagnozash. Aktualisht po merremi me vetëm NJË (1) diagnozë, patjetër shumë të rrezikshme dhe pandemike. Ju lutem, shfrytëzoni këtë moment ku po rezultojmë heronj për ju dhe “taposeni” përfundimisht në kokë që ne kemi një betim ndaj vetvetes që çdo njeri do ta trajtojmë si familjarin tonë dhe se të bësh mjekësi ka të mira të pafundta, por dhe këto situata.

Kjo është luftë e llojit tjetër. Me plumba luftojnë ushtarët, në pandemi jemi ne ushtarët. Do donim shumë të qëndronim në shtëpi edhe ne, por as nuk e diskutojmë në asnjë moment që do jemi në spitale deri sa ta qërojmë dhe këtë kërcënim ndaj njerëzimit, me apo pa “kurajën” tuaj që na jepni duke na quajtur “heronj”!

16:30 Rama paralajmëron zgjatjen e karantinës për Tiranën dhe Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket qytetarëve që kanë dalë nga Tirana dhe Durrësi gjatë kësaj fundjave.

Rama njofton në rrjetin social Facebook se të gjithë ata që janë larguar nga këto qytete, duhet që të kthehen në Tiranë dhe Durrës nga ora 00:00 e së dielës deri në 08:00 të së hënës. Kryeministri i ka kërkuar qytetarëve që jetojnë në Tiranë dhe Durrës që të mos planifikojnë udhëtime jashtë dy rretheve pasi mund të zgjatet karantina.

Njoftimi i Ramës i referohet një numri të madh qytetarësh që dolën nga Tirana dhe Durrësi para orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme për t’i shpëtuar karantinës.

Duket se qeveria është duke u përgatitur për vendime të tjera të forta me qëllim parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, gjë e cila nuk përjashton zgjatjen apo zgjerimin e karantinës.

16:00 Ju lutemi qëndroni në shtëpi, ne do t’ju informojmë për gjithçka!

Disa muaj më parë koronavirusi dukej sikur ishte “problem” për Kinën e largët. Por gjithsesi, një virus që shpërndahet me një lehtësi dhe shpejtësi kaq të madhe nuk mund të ishte problem i vetëm një shteti.

Virusi nisej të përhapej me shpejtësi në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas dhe tashmë pas më shumë se dy muajsh, OBSH ka shpallur pandeminë.

Që pas 9 marsit edhe shqiptarët po kalojnë ditë të vështira, përpara kemi një “luftë” përballë një armiku që nuk mund ta shohim por e kemi parë me sytë tanë tashmë se çfarë dëmi mund të bëjë.

Gjatë ditës së sotme (13 mars) u regjistruan dhjetë raste të reja me koronavirus duke e çuar kështu numrin total në 33, ndërsa një e moshuar për fat të keq nuk arriti ta mposhte infeksionin dhe ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.

Rastet pritet të shtohen dita ditës, vendi për dy ditët në vazhdim do të jetë në “shtetrrethim”, ndërsa qytetareve u është kërkuar që të qëndrojnë brenda dhe të mos dalin nëse nuk e kanë shumë të nevojshme.

Situata është e vështirë për të gjithë, frika lexohet në sytë e njerëzve, por sakrificën më të madhe po e bëjnë bluzat e bardha që ndodhen në frontin e parë të kësaj beteje të cilin ne do mundohemi ta fitojmë me çdo kusht! Mjekët dhe dhe infermieret po vetë-sakrifikohen duke u përballur direkt me rrezikun për të çuar përpara detyrën e tyre humane.

Duke respektuar dhe përshëndetur përpjekjet e tyre, ABC NEWS falenderon heronjtë e vijës së parë, ne i shprehim mirënjohje personelit të reparteve Infektive dhe u themi se: Me JU do t’ia dalim!!!

ABC NEWS falenderon mjekët, infermierët dhe trupën në terren: Mirënjohje për sakrificat tuaja!!!

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, ABC NEWS u bën apel qytetareve: Ju lutemi qëndroni në shtëpi, ne do ju informojmë për gjithcka!

Nese nuk mendoni për veten, mendoni për prindërit, për gjyshërit dhe të afërmit tuaj që mund të jenë më të rrezikuar se vetë ju. Ky është momenti që të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri, pjekuri dhe guxim!

15:40 “Shtetrrethimi”: Qytetarët në rrethe të pabindur, mbushin kafenetë e dalin me makina private

Duke nisur nga ora 16.00 e mëngjesit të së premtes hynë në fuqi edhe masat shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Në disa qytete është ndaluar qarkullimi i automjeteve ndërsa në disa të tjera janë vendosur rregulla për mbajtjen e distancës me tavolinave dhe personave. Por si janë zbatuar këto rregulla jashtë Tiranës? Në një panoramë të përgjithshme duket se kujdesi jashtë kryeqytetit është më i ulët.

Duke folur direkt nga Saranda, gazetarja e Abc News, Silvi Sula ka treguar sesi është situata në qytetin bregdetar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=76gbiEFNgRs?feature=oembed&w=1200&h=675]

Gazetarja u shpreh se edhe pse masat shtohen, në Sarandë ndërgjegjësimi është minimal. Sula shpjegoi se kafenetë dhe rrugët e qytetit janë plot dhe se qytetarët nuk po e marrin aspak seriozisht situatën.

Nga ana tjetër, pas vendosjes së “shtetrrethimit”, në pamjet e siguruara nga Abc News, duket se rrugët janë zbrazur. Ndërsa numri i qytetareve që shihen të kalojnë është i vogël.

Një prej tyre, i siguruar me maskë u shpreh:

“Kam dale do marr bukën do psonis, nuk dal më pastaj. U dërgoj një mesazh njerëzve që të marrin çfarë kanë për të marrë e të futen të rrinë në shtëpi.”

Në orët e para të mëngjesit është parë një reduktim i qarkullimit dhe lëvizjes së qytetarëve në Vlorë, me sa duket disa prej tyre nuk i kanë rezistuar shumë qëndrimit të domosdoshëm në shtëpi. Për të pabindurit, policia ka vënë gjoba.

Në Durrës, situata duket e qetë, rrugët janë të boshatisura ndërsa ka pasur edhe nga ata që nuk i kanë respektuar rregullat dhe kanë dalë me automjete private. Për këtë arsye rreth 22 automjete janë bllokuar. Ndërsa mbyllja e bizneseve ka bërë që të ulet numri i personave që dalin jashtë shtëpive.

Sa i përket situatës në Patos, situata paraqitej e qetë derisa më vonë gjatë ditës u konfirmua se një 66-vjeçar i kthyer nga Italia më 3 mars, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas këtij lajmi është urdhëruar edhe mbyllja e bizneseve ndërsa qytetarët janë njoftuar që të qëndrojnë në shtëpi. /abcnews.al/

15:31 Situatë shqetësuese në Fier,  4 raste pozitive në dy vatra 

Ditën e sotme Ministria e shëndetësisë njoftoi një rritje të menjëhershme të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri duke e çuar numrin në 33.

Harta vatrave të të prekurve sa vjen e zgjerohet duke përfshirë edhe rrethin e Fierit me 4 të infektuar.

Një 66 vjeçar nga Patosi i Fierit mësohet se ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren në Durrës e cila humbi jetën 2 ditë më parë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=EVbp6FGudIk?feature=oembed&w=1200&h=675]

Siç raporton gazetarja e ABC News Valbona Davidhi 66 vjeçari është paraqitur në institucionin e Drejtorisë së Shëndetit Publik në mjediset e laboratorëve ku i kanë thënë se duhet të telefonojë në Urgjencën kombëtare 127, pasi ata duhet të merreshin me rastin.

3 rastet e tjera në Fier janë nga Dërmenasi duke bërë që në Fier të ketë dy vatra të pavarura.

Shumë qytete janë në “shtet-rrethim” dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.

E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët./abcnews.al

15:02 Dezinfektohen vendet e të prekurve me koronavirus në Elbasan dhe Patos

Numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar sot në 33, ku konfirmuan 10 raste të reja.

Dy prej të infektuarve janë konfimuar tashmë në Elbasan. Për pasojë bashkia ka nisur dezinfektimit e qytetit. Dezinfektimi është përqëndruar në lagjen “5 Maji” ku është identifikuar vatra e parë në Elbasan, por pa përjashtuar edhe lagjet e tjera dhe qendrën e qytetit.

Në zbatim të urdhërit të Kryetarit të Bashkisë, janë të pezulluara të gjitha tregjet publike dhe private, tregjet e gjësë së gjallë, tregjet nëpër njësitë administrative, tregjet e rrobave të përdorura dhe çdo lloj aktiviteti tregtimi në ambiente të hapura përfshirë dhe tregtarët ambulantë në territorin e Bashkisë Elbasan do të ndalohet deri në një urdhër të dytë.

Po ashtu edhe në Patos ka nisur dezinfektimi i qytetit pasi u konfirmua rasti i parë. 66-vjeçari i infektuar në Patos ndodhet në spitalin e Infektivit në qytet në gjendje të stabilizuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=krIO8mkP59Y?feature=oembed]

14:01 Ambasada gjermane bllokon dhënien e vizave për shkak të koronavirusit

Ambasada gjermane ka njoftuar mbylljen e sportelit të dhënies së vizave deri më datë 20 mars për shkak të situatës me koronavirusin.

Njoftimi është bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ambasada njofton se do t’i njoftojë përmes një e-maili personat që kishin datat e caktuara në këtë periudhë.

13:45 Tirana dhe Durrësi “pushtojnë” Korçën? Çfarë ndodh në terren

Që prej mbrëmjes së djeshme në media u raportua se një pjesë e madhe e qytetarëve të Tiranës kanë lënë kryeqytetin dhe janë drejtuar drejt Korçës. Kjo u komentua shumë, ndërsa për mjekët ishte një veprim i gabuar pasi mund të sjellë pasoja si në Itali.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=1612YG2TTxY?feature=oembed]

Ndërkohë në një lidhje direkte, gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se në Korçë dhe Pogradec janë mbyllur të gjitha hotelet me urdhër të bashkisë.

“Është thënë se qytetarë nga Tirana dhe Durrësi janë dynudr në qytetin e Korcës, por nga verifkimet që unë kam bërë në të gjita hotelet janë të gjitha të mbyllura/ Me urdhër të bashkisë janë mbyllur dhe nuk presin ansjë turist apo qytetar.

13:25 ABC News në varrezat e Tufinës, shqiptarët “heqin dorë” nga zakoni

ABC News është duke kryer një vëzhgim në gjithë zonat ku është thënë se janë vatrat më të mëdha të përhapjes së Koronavirusit. Një nga këto është edhe pjesëmarrja në varrime.

Duket se shqiptarët janë ndërgjegjësuar, që nuk duhet të marrin pjesë në këto ceremoni për të evituar përhapjen.

Gazetari Maksi Rama ka qenë në varrezat e Tufinës për të verifikuar këtë fakt.

Siç raporton për abcnews.al, në një ceremoni varrimi është vënë re pjesëmarrja e vetëm 2 makinave.

Nuk ka patur grumbullime masive dhe sipas informacioneve prej dy ditësh është vënë re se pjesëmarrësit janë reduktuar në maksimum.

Rojet dhe punëtorët e mirëmbajtjes në këtë varrezë kanë konfirmuar këtë fakt.

Ndërkohë numri i të prekurve në Shqipëri është rritur ndjeshëm ditën e sotme. Në total janë infektuar 33 persona.

12:25 “Qëndroni në shtëpi!”: Deputeti “i pabindur” i PS thyen rregullat, fotografohet në rrugë

Për tre ditë Shqipëria do të jetë në “shtetrrethim” me shpresën që impakti i Covid-19 në vendin tonë të mos jetë aq i madh sa në Itali apo vende të tjera.

Qarkullimi i makinave është ndaluar në shumë qytete, veç rasteve të autorizuara si autoambulancat, automjetet që furnizojnë marketet me mallra apo edhe makinat e akredituara të gazetarëve.

Ndër të tjera qytetarëve u është kërkuar gjithashtu që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të shmangin vendet e populluara. Gjithsesi gjatë ditës së sotme, nuk kanë munguar qytetarë që i kanë thyer rregullat dhe për këtë janë vënë gjoba në qytete të ndryshme të vendit.

Mes të pabindurve është edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi i cili është fotografuar në një rrugë të kryeqytetit. Si duket deputeti nuk e ka parë të arsyeshme të qëndrojë në shtëpi, por të paktën ka dalë në këmbë dhe jo me automjet.

12:02 Tronditëse, burri i infektuar në Fier ishte në të njëjtin avion me 73 vjeçaren nga Durrës që ndërroi jetë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe dhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 33.

Vlen për t’u theksuar fakti se në Fier janë konfirmuar katër raste brenda 24 orëve.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se një nga katër rastet e konfiruara në Fier është një 66 vjeçar nga Patosi, i cili është kthyer nga Italia më datë 3 mars.

Burime bëjnë me dije se 66 vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi. Më pas, 66 vjeçari ka shkuar me një furgon pasagjerësh nga Tirana për në Fier dhe më pas me një tjetër furgon nga Fieri për në Patos.

Po ashtu, gjatë ditëve që ka qendruar në Patos, burri ka marrë pjesë në një festë me të njohur duke u futur edhe në bashkinë e qytetit.

Kështu, ka dyshime se ai ka infektuar edhe të tjerë gjatë kësaj periudhe.

11:54 E RËNDË/ Mjeku në Durrës u infektua me koronavirus nga 73 vjeçarja që vdiq

Viktima e parë nga koronavirusi u shënua në spitalin e Durrësit ku humbi jetën një 73 vjeçare. 73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia dhe kishte qëndruar në një dhomë me 2 paciente të tjera të cilat rezultuan pozitive.

Ndërkohë iu gjithë stafi mjekësor i spitalit që i kishte shërbyer 73 vjeçares iu nënshtruan analizave laboratorike. Sipas Ministrisë së shëndetësisë nga 39 mostra të marra të mjekëve, infermierëve, pacientëve vetëm 1 mjek rezultoi pozitiv.

Ai nuk ka simptoma por aktualisht qëndron i vetëizoluar dhe po hetohet për më tej.

Mjeku është infektuar nga 73 vjeçarja që ka qëndruar për 3 ditë në spitalin e Durrësit ndërkohë që Ministria e shëndetësisë ka pranuar sot infektimin e një prej stafit mjekësor.

Nuk dihet ende se me sa persona ka qenë në kontakt ky mjek, sa ka vizituar etj, përveç familjarëve dhe rrethit të tij miqësor.

11:51 33 të infektuar, 1 i vdekur nga koronavirusi: Rëndohet bilanci në Shqipëri

Është rritur me 10 raste të reja numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Në total, deri më tani kemi 33 raste të konfirmuara,ndërsa një person ka vdekur.

Vlen për t’u theksuar fakti se në hartën e zonave të prekurva ka hyrë edhe Fieri me katër raste njëherësh.

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.
Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.
Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:
8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)
25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste.

09: 50 Të pabindurit thyejnë rregullat, ushtria dhe policia gjoba e shoqërime në Durrës, Vlorë, Fier, Lezhë e Elbasan

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit është parë një reduktim i qarkullimit dhe lëvizjes së qytetarëve në Vlorë, me sa duket disa prej tyre nuk i kanë rezistuar shumë qëndrimit të domosdoshëm në shtëpi.

Policia është duke ushtruar kontroll në qytet ku ka bllokuar deri më tani 11 automjete. Nga kontrollet e ushtruara në 33 makina që kishin thyer urdhrin, 22 automjeteve u janë marrë çelësat e makinave.

Në Durrës janë bllokuar 30 automjete pasi drejtuesit e tyre nuk respektuan urdhrin.

Po ashtu edhe në Fier disa qytetarë kanë tentuar të lëvizin. Nga kontrolli i ushtruar nga policia dhe ushtria 8 drejtues automjetesh janë shoqëruar në komisariat ndërsa janë marrë 21 masa administrative.

Në lidhje me 21 masat administrative të marra nga policia e Fierit, drejtori i qarkullimit rrugor të 2 qarkut Fier, Ylli Kondi, kjo masë ndaj drejtuesve ka ardhur pasi ata kanë thyer masat e vendosura nga qeveria. Ata janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre private në rrugë dhe nuk kanë pasur asnjë autorizim për të lëvizur.

Në Elbasan janë ndaluar 20 të pabindurit dhe kjanë marrë masa administrative. Në këtë qytet janë ngritur 9 pika kontrolli të policisë, FNSH dhe ushtrisë. Ndaj këtyre shkelësve është marrë gjoba prej 4 mijë lekësh.

Masa administrative janë marrë edhe në Lezhë, po ashtu në këtë qytet ka patur edhe shoqërime në komisariat.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar gjatë gjithë këtyre ditëve masat e marra dhe kanë bërë thirrje se shqiptarët duhet të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe duhet të kufizojnë në maksimum lëvizjet, të mbajnë distancë nga njëri tjetëri prej 2 m dhe të lajnë duart me ujë e sapun çdo 10 min dhe të shtojnë masat higjeno-sanitare.

09:40 Shqipëria në shtetrrethim, “bindet” Tirana, 5 të shoqëruar në Durrës: Probleme në disa qytete

Pjesa më e madhe e qyteteve të vendit, si Tirana, Shkodra, Vlora, Lezha, etj., janë në “shtetrrethim” për shkak të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se rrugët e kryeqytetit janë krejtësisht bosh dhe vërehet një rritje e numrit të biçikletave në qarkullim. Në rrugët e Tiranës lëvizin vetëm makinat që kanë autorizim.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Koronavirusi LIVE

Shqipëria në shtetrrethim, “bindet” Tirana, 5 të shoqëruar në Durrës: Probleme në disa qytetePer informacionet me te fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/Facebook: https://www.facebook.com/abcnews.al/Instagram: https://instagram.com/abcnewsalSubscribe kanalin tone ne: youtube:https://www.youtube.com/user/abcalbanian#abcnews #abcnewsalbania

Gepostet von Abc News Albania am Freitag, 13. März 2020

Ndërkohë që Tirana i është “bindur” urdhrit të policisë, janë hasur probleme në Durrës, Fushë-Krujë dhe rrethina, ku mjaft shoferë kanë dalë me makinat e tyre.

Pesë prej shoferëve “shkelës” në Durrës janë shoqëruar.

Të bindur shoferët kanë qenë edhe në Lezhë, ku gazetari Gjergj Figuri bën me dije se nuk janë hasur probleme të theksuara në këtë drejtim. Patrullat e policisë janë kudo në këtë qytet duke mos lejuar makinat që të lëvizin.

08:40 Mjeku tërheq vëmendjen: Qytetarët po bëjnë një gabim të rëndë si italianët

Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, mjeku Pëllumb Pipero tha largimi i qytetarëve nga Tirana është një vendi i gabuar dhe shumë të rëndë. Mjeku e krahasoi këtë me sjelljen e italianëve, kur nisi të shfaqet koronavirusi.

“Me qindra automjete apo shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana  në drejtim të Korçës apo Shkodrës dhe Lezhës për fundjavë. Besoj se po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi që bëri dhe Italia që në fazat e parë të kësaj epidemie, duke lejuar që veriun të ikte në jug. Përmes jush bëj një thirrje tjetër. Mirë që kanë vajtur po të paktën të jepet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë shërbim. Është një gabim shumë i madh në këtë situatë. Gjysma e Tiranës mund të jetë në Pogradec nesër, është shumë gabim”, tha infeksionisti i njohur në “Opinion”.

07: 45 Basha mesazh stafeve mjekësore: Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju!

Kreu i PD, Lulzim Basha u është drejtuar me një mesazh të gjithë mjekëve, të cilët i ka quajtur “heronjtë tanë”.

Basha shkruan mes të tjerash se mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ta, në këtë situatë të vështirë si pasojë e përhapjes së koronavirusit në vend.

Mesazhi nga Lulzim Basha:

Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!

Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

07:17 23 të infektuar, Tirana në “shtetrrethim” nga koronavirusi

Tiranë është zgjuar bosh si anjëherë më parë këtë mëngjes. Pas urdhrit për ndalimin e qarkullimit rrugët e kryeqytetit janë thuajse bosh.

Të vetmit që lëvizin janë automjetet që kanë marrë leje. Një masë e tillë u mor dje nga pasi u konfirmuan 23 të prekur nga koronavirusi në vend. Ndërkaq, prezente janë postoblloqet e policisë që prej mbrëmjes së djeshme, të cilë vijojnë me kontrollet.

Po ashtu vijojnë të jenë të mbyllura baret dhe restorantetet, palestrat, lokalet e natës, etj. E njëjta situata mbizotëron edhe në qytetet e tjera të vendit.

Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Xhensila Kodra raporton se nga vëzhgimi duket se në pjesën më të madhe të automjeteve që lëvizin është vetëm një person, shoferi.

12 mars
20:32 “Situata nga koronavirusi, psikologja: Rama të ndryshojë gjuhën

Psikologia Jorida Rustemi ishte e ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin. Mes të tjerash Rustemi u ndal edhe tek komunikimi i shpeshtë i kryeministrit Rama me publikun, në një kohë kur situata është kritike për shkak të koronavirusit.

Ajo thekson se Rama duhet të ndryshojë gjuhën e tij të komunikimit. Sipas psikologes qytetarët nuk kanë nevojë që të shohin dikë të alarmuar.

“Është normale që në situata  të jashtëzakonshem reagimet të jenë po prap të skajshme. Është një gjë mëse humane dhe njerëzore, që të kalohet në panik në formën e një agravimi dhe shqetësimi shumë të madh, që në fakt është i nxitur nga çfarë shohin dhe lexojnë nga mesazhet mikse. Ne patëm mundësinënë që të dëgjonin pak kryeministrin në këtë dalje të vetën, nuk është se më rastis shpesh të jem më shumë dakord seç jam më pak dakord me thëniet e tij. Por në këtë rast do të doja që pikë së pari do t’i sugjeroja që të zbusë pak tonet sepse njerëzit kanë nevojë që tani të shohin dikë që nuk është i alarmuar. Relativisht kontroll mbi situatën dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura ato që kanë rezultuar në vendet e tjera efektive.

Nga ana tjetër kishte edhe disa lapsuse të vogla shkencore në atë që po thoshte. Janë disa mite që ekzistojnë mbi koronavirusin. Është e nevojshme që të përditësohemi në mënyrën e duhur, jo gjithmonë mund të na vijnë për mbarë ato informacione por ti dëgjojmë ashtu si janë. Me ngrohjen e motit do të përmirësohet situata nuk është një gjë që qendron sepse, ndërkohë q ëtrupi i njeriut mban temperaturën 36-37, virusi qendron atje dhe jo në mjedisin e jashtëm”, deklaroi Rustemi.

19:40 “Nuk ndalohet ecja në këmbë”, Rama: Mos u trembni furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë nuk do të mbyllen

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë me dije se biznesi fason dhe call center nga nesër do të jenë të mbyllura dhe të hënën do të bëhet një kontroll në të gjithë këto ambjente për të parë se sa janë zbatuar rregullat e caktuara për parandaliminn e përha[pjes së koronavirusit.

Kreu i qeverisë lajmëroi se këto biznese do të mbyllen deri në një moment të dytë, dhe nëse pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë.

Rama ka bërë thirrje të gjithë qytetarët të mos dynden për të blerë bukë, pasi ushqimoret, farmacite dhe furrat e bukës do të jenë të hapura për çfarëdolloj arsye.

Ndër të tejra në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se ecja në këmbë nuk do të ndalohet për asnjë por është e këshillueshme dhe nuk do të lejohet ecja në këmbë dhe grumbullimi i familjarëve në kodrat e liqenit.

Kreu i qeverisë: Kontrolle të imtësishme në të gjithë fasoneritë dhe call centerat, kompanitë të respektojnë distancën për punonjësit.

Njëkohësisht nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për garantimin e standarteve të sigurisë, dhe nëse këto standarte janë të thejshta do të merren masa dhe do të buien drejtpërdrejt mbi pronarët e këtyre institucioneve. Dhe ta harrojnë të vijnë të kërkojnë sqarime për mbylljen. Është papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet por edhe d të ndërshkhet. Në asnjë vend dhe st që flasin dhe në Itali nuk është ndaluar asnjë fabrikë prodhimi.  

Të pezullohen të gjithë aktivitetet e kompanive që nuk janë të domosdoshme për prodhimin të merren protiokollet e sigurisë, dhe të respektohet distanca e punonjësve të bëhen shkurtimet e nevojshme të atij mjedisi në mënyrë q ëtë garantohet distanca. Nuk bëhet fjalë për gjëra të jashtëzakonshme dhe kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Italia apo të gjithë vendet e tjera dhe ne po bëjmë një ndarje klasash dhe për një veprim diskriminues për ato që punojnë në fasonere. Por nëse shmanguim kafet dhe restorantet dhe bëjmë të mundur që të pengojmë lëvizjen e njerëzve ndërsa në kompanitë ku ka një shef një hirarki drejtuese ne sigurohemi se nuk kemi probbleme me respektimin e distancës dhe kjo ka të bëjë se ne jemi të sigurtë.

Rama: Në qendrat tregtare do të mbyllen të gjithë aktivitetet që nuk kanë lidhje me ushqimoret apo me farmacitë

Do të pezullohen të gjithë aktivitetet brenda qendra qendrave tregtare, dyqane rrobash, parfumesh dhe lodrash do të mbyllen të gjitha ndërsa çdo strukturë për ushqimet do të jetë i hapur. Nuk është e nevojshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës dhe të blejmë buk e ta mbajmë në shtëpi pasi për buk dhe medikamente shëndetsore do të jetë gjithmonë i mundur lëvizjva.

Pjesa më kritike e zinxhirit ekonomik që mund të sjellin një dëm shumë të madh siç janë të gjithë ato që kemi mbyllur deri më tani. Në të gjitha rastet edhe sigur bota të jetë duke mbaruar ushqimoret, farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të hapura. Jini të qetë në këtë drejtim nuk ka ndryshuar asgjë.

Kryeministri: Ecja në këmbë nuk ndalohet, por jo në grup. Ndalohen grumbullimet në kodrat e liqenit

Ecja në këmbë nuk do të pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup dhe nuk është e këshillueshme që familje të tëra të ngrihen dhe të shkojnë tek kodrat e liqenit, mund të dalim dhe të marrim ajër por nuk është e këshillueshme dhe do të marrim masa që të mblidhen të gjithë në bulevardin e Elbasanit është e dëmshme te dëmtojmë atë që po ndërtojmë për një shëtitje.

Autobuzët e puntorëve të kompanive prodhuese është e rëndësishme që të merren masat e duhura për të bërë dizinfektime flasim për më tutje jo për këto tre ditë. Të gjithë llojet e automjeteve që transportojnë ushqime dhe çdo shërbim që folëm më lart do të jenë të lirshëm mjafto që të kenë udhëzimin me vete ku është lista e dërguar me email nga administratori dhe policia rrugore.

Rama: 80% e të prekurve me koronavirus do të kalojnë në shtëpi pa e kuptuar, kujd3es më shumë për 20 % që do të shfaqë simptoma

Para se të vija këtu po dëgjoja kryeministrin britanik i cili theksoi se nuk do të mbylljte shkollat dhe masat do i përshkallëzonte ngadale por ne do të përshkallëzojmë masat sipas planit për të parandaluar dhe ruajtur nga koronavirusi. Nuk është ideja që të bëjmë me teste ato që kanë koronën. Koronën do ta marrim masivish por njësoj si me virusin e gripit siç tregon dhe ajo e kinës 80 % e jona nuk do e marrin vesh nëse e patëm apo nuk e patëm. Ideja është një grip i jashtëzakonshëm që prek si një grip i zakonshmë, por 20% iatyre që do të ndjejnë shqetësimi dhe nuk do të ndjehen mire do të jenë dhe në vëmendjen tonë kur flasim për këtë virus.

Kjo % një pjesë e kalojnë me lehtësi dhe nuk shkojnë në një gradë më të vështirë më të rëndë dhe janë 80% e këtij 20 % që do e kalojnë në shtëpi por jemi në kushtet që duhet tu bëjmë teste personave që shfaqin shqetësime. Përsa i përket gjemanisë nuk ka kufizime në fluturime përveç SHBA dhe Italisë.  Masat nuk ndalojnë ardhjen e virusit por ngadalësojnë përhapjen dhe të gjithë këto sakrifica nga gjithsecili do të parandaljnë shpërndarjen.

18:16 Shifra të frikshme në Itali, mbi 1 mijë të vdekur nga koronavirusi

Ka shkuar në 1.016 numri i të vkekurve në Itali. Sakaq, në raportin e publikuar nga autoritetet italiane, numri i të prekurve është 12.839 raste.

Italia është shpallur e gjitha “zonë e kuqe”, ndërsa kryeministri Giuesepe Conte urdhëroi sot mbylljen e të gjitha bareve, dyqaneve dhe restoranteve në të gjithë vendin.

Kreu i Emergjencës civile Angelo Borrelli tha sot se 1.258 njerëz u shëruan në Itali pas kontraktimit të koronavirusit.  Nga 12.839 pacientë të prekur, 6.650 janë shtruar në spital me simptoma dhe 5,036 janë ata që janë në izolim në shtëpi. Ndërkaq janë shënuar 188 viktima brenda një dite.

16:56 Banka e Shqipërisë pezulloi pagesën e kësteve të kredisë për tre muaj, Sejko shpjegon për ABC News se kush përfiton

Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë në një intervistë ekskluzive për ABC News ka shpjeguar me dataje se çfarë parashikon në të vërtetë shtyerja e këstit të kredisë me 3 muaj.

Sejko është shprehur për abcnews.al se shtyrja e këstit të kredisë kryesisht është për bizneset të cilët preken nga kjo situatë e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi, ndërsa sipas tij individët janë të lirë të bëjnë veprimet në varësi të mundësisë së tyre.

Intervista e gurvenatorit me gazetaren Erblina Mile:

Është marrë një vendim shumë i rëndësishëm për bizneset dhe individët për shkak të koronavirusit duke u shtyrë kësti i kredisë me tre muaj. Pse një vendim i tillë dhe çfarë synoni që të arrini me këtë?

Banka e Shqipërisë ka marrë një sërë masash duke filluar që nga java e kaluar në lidhje me situatën që ne po kalojmë. Këto masa kanë orientuar Bankat e nivelit të dytë që të operojnë me klientët e tyre ne kushte sa më optimale që të mos pengohen operacionet bankare dhe financiare por të ruhet dhe shëndeti i punonjësve dhe klientëve të bankave. Mesazh për të gjithë klientët në varësi të masave dhe të udhëzimeve të mos perceptohen në mënyrë të gabuar duke menduar se bankat nuk kanë likujdidet, por ky është një vendim që është marrë në kuadër të masave të shtuara për infeksionin, për ruajtjen e shëndetit të klientëve. Masat janë shpërndarë në formë udhëzimi në të gjithë nivelin e dytë. Ne kemi bërë një pezullim 3 mujor për këstet e kredisë, ato nuk falen por shtyhen dhe ato klientë që janë të prekur nga sëmundja dhe nuk kanë mundësi janë përjashtuar nga norma e interesit. Ndërsa klientët e tjerë që duan të jenë të rregullt me pagesat kanë të drejtë. Dhe ne si Bankë e Shqipërisë po punojmë me staf të reduktuar kemi marrë masa që pagesat online dhe kesh.

15:30 Rama “pushton” edhe telefonatat: Jam Edi, laji duart!

Në një moment kur të gjithë njerëzit janë izoluar nëpër shtëpi dhe tentojnë të ruhen nga koronavirusi, Rama ka vendosur t’u dërgojë një tjetër mesazh krahas daljeve të shpeshta në Facebook.

Ai ka regjistruar një mesazh zanor ku i kërkon shqiptarëve të lajnë duart dhe të bëjnë kujdes.

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, thotë ai në regjistrim.

13:25 Katër shqiptarë preken nga koronavirusi në Greqi

Mes rreth 100 të prekurve nga koronavirusi në Greqi gjenden edhe katër shqiptarë.

Mediat greke bëjnë me dije se katër shqiptarët janë me origjinë nga Saranda dhe jetojnë në ishullin Zakynto të Greqisë.

Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini market, gjithashtu kryesisht sezonale.

Për të shfrytëzuar pushimet, dy çiftet udhëtuan në Egjipt dhe Izrael. Nga grupi i madh i udhëtarëve kanë rezultuar pozitivë. Një 66 vjeçar pjesë e këtij grupi ku ishin edhe shqiptarët ka ndërruar jetë.

12:40 Pezulloni taksat, punonjësit të trajtohen nga ISSH: Bizneset, kërkesa qeverisë pas krizës me koronavirusin

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë një seri lehtësirash për shkak të situatës problematike të shkaktuar nga koronavirusi.

Bizneset kërkojnë që punonjësit që do të qendrojnë në shtëpi të trajtohen si të sëmurë nga ISSH për një periudhë një mujore dhe më pas sipas situatës.

Po ashtu, kërkohet shtyrja e afatit të dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin 2019 si dhe pezullimi i pagesave fiskale për dy muaj, gjë e cila pas dy muajsh do të vlerësohet sipas situatës.

12:01 23 të prekur nga koronavirusi, ku janë vatrat e reja të infeksionit në Shqipëri

Ministria e Shëndëtësisë njoftoi për tetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin në 23 të prekur në total.

Ajo që është më shqetësuse lidhet me faktin se kemi të bëjmë me një zgjerim të hartës së të prekurve me dy vatra të reja infeksioni në Elbasan dhe Rrogozinë.

Po ashtu, janë konfirmuar edhe tre raste të reja në Tiranë si edhe 2 të tjera në Durrës.

Mësohet se vetëm pesë nga personat e konfirmuar si pozitivë janë në spitalin Infektiv, kurse 18 të tjerët ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

12:45 Rezultojnë pozitive, gruaja që vdiq nga koronavirusi infektoi edhe dy të tjerat që rrinin në dhomën e spitalit

Masat drastike që ka marrë qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit ka bërë që një pjesë e madhe e shqiptarëve të evitojnë grumbullimet dhe frekuentimet e zonave me aktivitet.

Ndërkohë në Shqipëri u shënua edhe viktima për shkak të koronavirusit. Viktima është një 73 vjeçare e cila humbi jetën ditën e djeshme për shkak të koronavirusit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se edhe dy pacientet gra, që kanë qëndruar në dhomë me të moshuarën kanë rezultuar pozitiv.

Tashmë Tirana dhe Durrësi me një njoftim të dhë nga Kryeministri Rama janë vendosur në karantinë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

12:20 Banka e Shqipërisë vendos pezullimin për tre muaj të pagesave për kreditë

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë për tre muaj shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive për tre muaj.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht se vendimi është marrë pak më parë dhe parashikon kreditë për biznese dhe individë.

10: 25 Frikë nga koronavirusi, 500 punonjës të fasonerisë në Tiranë refuzojnë të fillojnë punën

Një numër i madh punonjësish të një fasonerie në zonën e autostradës kanë dalë në protestë prej dy ditësh.

Ata kërkojnë që kompania t’u ofrojë masa mbrojtëse gjatë punës ose nëse nuk mundet, t’i dërgojnë në shtëpi pasi i tremben përhapjes së koronavirusit.

Ata protestuan mbrëmjen e djeshme si edhe mëngjesin e sotëm duke kërkuar një zgjidhje nga administratorët e fasonerisë.

Gazetarja Erblina Mile raporton për abcnews.al së bëhet fjalë për rreth 500 punonjës që sot në mëngjes nuk kanë pranuar të futen në ambientet e punës për shkak të frikës nga koronavirusi.

10:01 Nuk pyesin për masat, të moshuarit grumbullohen përsëri para Postës në Fier

Qeveria ka urdhëruar ndalimin e grumbullimeve publike me qëllim minimizimin e mundësisë së përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që tek Posta Shqiptare në Fier ende pensionistët vazhdojnë të grumbullohen duke mos respektuar asnjë rregull mbrojtës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=001y62H_jak?feature=oembed]

09: 40 Pas myslimanëve, Kisha Katolike urdhëron pezullimin e të gjitha shërbesave fetare

Kisha Katolike ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet e në kishat e vendit për shkak të koronavirusit.

Me një vendim të shpallur sot, urdhërohen të gjitha Ipeshkvitë në vend që të pezullojnë të gjitha meshat, pagëzimët, kurset fetare, etj., deri më datë 3 prill.

Ndërkohë, Kisha Katolike iu kërkon famulltarëve që të regjistrojnë ligjeratat e tyre dhe t’ua mundësojnë besimtarëve online, ndërsa rrëfimet të bëhen duke ruajtur largësinë.

Gjatë ditës së djeshme, KMSH urdhëroi të njëjtën gjë duke i këshilluar gjithashtu besimtarët që faljet t’i bëjnë në shtëpi. /abcnews.al

 

09: 32 Policia dhe ushtria, kontrolle të rrepta në rrugë

Policia e Shtetit publikon pamjet e aksioneve që kanë nisur që prej natës së mbrëmshme duke vijuar në 8 qytetet të Shqipërisë.

Policia bën me dije se, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yplOMwEHxhM?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19″- njofton policia.

Sipas saj, Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t’i gjobisë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

08: 45 Masa të forta, Trump pezullon udhëtimet me 26 vende të Evropës

Në 26 vende të Europës do të pezullohen udhëtimet për 30 ditë e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti amerikan , Donald Trump.

Në një fjalim televiziv Trump njoftoi se do të kufizojë udhëtimet drejt Evropës si përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, Trump tha se kufizimet “të forta por të nevojshme” nuk do të zbatohen në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë konfirmuar 460 raste deri më tani. Ka 1,135 raste të konfirmuara të virusit në të gjithë SHBA, me 38 vdekje.

“Për të mos lejuar që rastet e reja të hyjnë në brigjet tona, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të Premten në mesnatë,” shtoi ai.

Ndërkohë urdhëri i udhëtimit nuk vlen për shtetasit amerikanë. Trump tha se Bashkimi Evropian “nuk kishte arritur të ndërmarrë të njëjtat masa paraprake” si SH.B.A. në luftimin e virusit.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

08: 40 Flet nga karantina mjeku që bëri bujë: E vërteta e videos dhe kush ia dërgoi Bashës

Mjeku Ilir Allkja në një videomesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook” njoftoi se u vetëkarantinua pasi vizitoi pa veshje mbrojtëse, tre pacientë të dyshuar me koronavirus.

Videomesazhi i tij u shpërnda nga kryetari i PD, Lulzim Basha në shenjë mbështetje për të treguar kujdes ndaj mjekëve. Por kjo solli reagimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shrkuan se kryedemokrati po abuzon me publikun: “nuk e di çfarë e shtyu mjekun të bëjë atë denoncim, por akuzon Bashën për “abuzim me publikun”.

Në një lidhje telefonike me “ABC e Mëngjesit” ai sqaroi se videomesazhi nuk ishte aspak politik, por i drejtohet institucioneve përgjegjëse të mbështesin mjekët.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk e di kush ia ka dërguar kryetarit të PD-së. Videomesazhi im nuk kishte aspak qëllim politik siç u përdor në mënyrë të turpshme nga Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë. Jam ndjerë i turpëruar për mënyrën se si u përdor. Kryetari i Opozitës tregoi mbështetje për atë që unë kërkoja, për jetët e njerëzve dhe të mjekëve.

Mesazhi im ishe rreth problematikës, ishte për të mbrojtur stafet mjekësore, pacientët dhe këdo tjetër.

“Të thuash që ka një rënie tensioni dhe kur shkon atje sheh një person me temperaturë, me ethe, i khyer nga Italia dhe ne shkuam pa veshjen speciale, por me maskë të thjeshtë.

Ndërkohë Qendra Kombëtare e Emergjencës i quajti akuza të paverteta dekalarat e mjekut.

Për këtë reagim ai u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për këtë skedë. Pacienti paraqiste vështirësi frymarrje, me temperaturë rreth 40 gradë celsius dhe kollë. Në këtë mënyrë çdo gjendje gripale të bën të dyshosh për gjendje virusale.

Unë kam disa skeda të tjera për të të cilat unë jam vetëkarantinuar dhe po pres përgjigjet e tre personave, njëri prej tyre ka rezultuar negativ. Drejtori i Emergjencës e ka bërë veshin e shurdhër, edhe mjekët janë njerëz.

Unë jam vetëkarantinuar në shtëpinë time për të sensibilizuar të gjithë të tjerët se nëse kanë kontakte të dyshimta të vetëkarantinohen.

Unë nuk e prisja përkeqësimin e situatës, por mesazhi ishte sensibilizues që edhe të gjithë institucionet të bashkëpunojnë sa më mirë.”

Po prisni përgjigjet e analizave, keni dhënë mostër?

“Kam pritur që të më kontaktojnë”, u shpreh ai.

Ke frikë se mund të kesh shkatuar pasoja me videomesazhin?

“Nuk kam shkelur asgjë, një nga nenet e betimit është kujdesi për pacientët dhe në videomesazhin tim nuk ka asnjë shkelje. Nëse do të infektoheheshin mjekë, infermierë, apo persona të tjerë sistemi bie në kolaps”, deklaroi më tej mjeku.

08: 48 Dy aktorët e njohur rezultojnë pozitivë me koronavirus

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Aktori i njohur e ka konfirmuar diagnozën me anë të një deklarate në llogarinë e tij në Tëitter.

Hanks shkruante:

“Rita dhe unë jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe kishim dhimbje në trup. Rita kishte disa të dridhura herë pas here. Ndonjëherë edhe temperaturë. Për t’i bërë gjërat siç duhet, siç është e nevojshme në botë tani, ne u testuam për Koronavirus, dhe morëm vesh që dolëm pozitivë “.

Çifti tashmë ndodhen në izolim dhe po ndjekin këshillat e zyrtarëve mjekësorë ndërsa kanë premtuar se do t’i mbajnë njerëzit të përditësuar rreth gjendjes së tyre.

Hanks dhe Wilson ndodheshin në Australi për një projekt filmi. Në Australi numri i personave të prekur ka shkuar në 139 ndërsa personat që kanë ndërruar jetë janë tre.

08:20 Sillen në Shqipëri trupat e shqiptarëve që vdiqën nga koronavirusi

Mes bilancit tragjik të viktimave që ka shënuar Italia ndaj përhapjes së koronavirusit, dyshohet që dy prej tyre të janë emigrantë shqiptar.

Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj mësohet se në tragetin e mbërritur ditën e sotme nga Bari në Portin e Durrësit, kanë mbërritur edhe dy trupa të pajetë të dy emigrantëve shqiptar që dyshohet se nuk ia dolën të përballonin betejën me koronavirusin.

Në tragetin e mbërritur ditën e sotme, kanë mbërritur edhe 32 kamionë dhe 2 autovetura.1

Ndërkohë mësohet se kanë mbërritur këtë mëngjes edhe 22 kamione në portin e Vlorës me tragetin e linjës Vlorë –Brindisi duke e çuar numrin në 54 kamiona.

08: 01 Paralizohet gjithçka, policia dhe ushtria në rrugë, si paraqitet situata në Vlorë

Numri i të prekurve nga Covid -19 është rritur në Shqipëri duke e çuar numrin në 15 ndërkohë që ditën e djeshme humbi jetën një 73 vjeçare.

Qeveria ka marrë masa shtrenguese dhe penguese për të minimizuar përhapjen e virusit duke dhënë urdhër për mbylljen e të gjithë bareve, restorantevë, zyrave të shërbimit të qytetarëve, lëvizjen e pasagjerëve nga ajri dhe deti.

Të gjithë rrethet kanë filluar të zbatojnë urdhërat e dhëna, edhe në Vlorë.

Sic shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News duket se jeta ka ndaluar. Disa prej bareve e restoranteve kanë mbyllur me vullneti e tyre aktivitetet deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë policia dhe ushtria ka dalë në terren për kontrollin e automjeteve por edhe të gjithë terrenit.

Sipas urdhrit të qeverisë do të aplikohen gjoba nga 5 deri në 10 mijë euro për të gjithë personat që kanë ardhur nga vendet e prekura dhe thyejnë vetëkarantinimin.

11 mars
22:49 Tirana në “në gjendje lufte”: Biznese të mbyllura e rrugë bosh, policia e ushtria kontrolle

Sfidë e vështirë për bizneset në kryeqytet për të mbylluar aktivitetin e tyre në orët e mbrëmjes. Pas urdhërit të qeverisë për mbylljen e bareve e restoranteve pas orës 18:00 një pjesë e tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit vijuan të qëndronin të hapura duke mos e marrë seriozisht. Në to ka ende shumë klientë që  vazhdojnë t’i frekuentojnë ato pavarësisht situatës së koronavirusit.

Por me kalimin e orëve bizneset duket se u ndërgjegjësuan për të mos vijuar me aktivitetin e tyre në respekt të masave të marra për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga një vëzhgim i bërë nga kamerat e ABC News, në rrugët e kryeqytetit vërehen edhe forca të shumta policie dhe ushtrie të cilat kryejnë kontrolle për ata persona që thyejnë urdhërin për vetëkarantinimit pas kthimit nga vendet e prekura nga covid 19.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PL6UZpi8hyA?feature=oembed&w=1200&h=675]

Në rrugët e kryeqytetit orëve të mbrëmjes u pa edhe vetë kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu teksa inspektonte grupet e kontrollit. Por teksa këshillonte vartësit kryepolici dhe oficerët e tjerë të ushtrisë u shfaqën pa asnjë masë mbrojtëse, maska apo edhe respektimi të distancës duke thyer të parët urdhërat e qeverisë.

Në fakt situata në kryeqytet shfaqet si në gjendje lufte. Edhe lëvizja e këmbësorëve e automjeteve në rrugë është reduktuar mjaft.

Nëpër Tiranë automjetet e policisë bashkiake informojnë përmes qendrave të zërit në çdo lagje. Megafoni apelon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Nga ana tjetër, masave shtesë të qeverisë në mbrojtje nga COVID 19, i është bashkuar edhe bashkia e kryeqytetit. Përmes një njoftimi për shtyp, bashkia paralajmëroi pezullimin e shërbimit të transportit publik për një afat të papërcaktuar.Bëhet fjalë, sipas bashkisë, për linjat brenda qytetit, linjat që lidhin Bashkinë e  Tiranës me njësitë administrative  si dhe transporti ndërqytetas, linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës.

21: 40 A ka vatra të tjera të koronavirusit në Shqipëri? Zv.ministrja: Kishim një rast të dyshuar në Kavajë

Në një lidhje direkte për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka dhënë detaje për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend. Zv.ministrja u pyet nga gazetarja për vatrat ku është i përhapur koronavirusi në vend, ndërkohe që zyrtarisht dihet vetëm për Tiranën, Durësin dhe Lushnjen.

Lidhur me këtë Rakacolli u tregua e rezervuar, ndërsa pranoi që kishte një rast të dyshuar në Kavajë, por ka rezultuar negativ.

Pjesë nga intervista:

Juli Xhokaxhi: A ka vatra të tjera që po gjurmohen?

Mira Rakacolli: Ne japim një iformacion të përditësuar cdo ditë në një konferencë shtypi. Duhet të mësohemi që këto gjëra ti marrim në rrugë zyrtare. Ka qenë një rast nga Kavaja dhe ka dalë negativ. Këto gjera jepen njëherë në 24 orë. Në çdo vend të botës situata ndryshon jo me orë por me minuta.

Juli Xhokaxhi: Ju pyeta për hartën se një pjesë e qytetarëve janë indiferentë, duhet të bëjnë kujdes dhe është mirë që të bëjnë kujdes.

Mia Rakacolli: Kujdesi duhet të jetë edhe kur nuk është fare vatra në qytetin tim. Nuk ma do mendja që ka njerëz që nuk janë të ndërgjegjshëm. Keni shumë të drejtë. Duhet të themi që duhet të gjithë të ruhemi, ta zëmë se mund të sëmuremi. Të bashkohemi, dhe nëse përballemi do ia dalim.

Juli Xhokaxhi: Sa analiza po kryhen në këtë moment?

Bledian Koka: Sa është kapaciteti?

Mira Rakacolli: Përgjigjet do i marrim njëherë në 24 orë. Për kapacitetin 500 në ditë. 246 se aq kanë qenë të dyshuara.

Bledian Koka: Shqipëria i ka patur kufijtë e hapur falë zemërgjerësisë nga kryeministrit, meqë keni mudësii që të bëni 500 analiza, a nuk është e udhës të nisni edhe një kontroll mbarë popullor?

Mira Rakacolli: Kjo mund të jetë edhe shqetësimi i mjaft njerëzve. Ne vazhdojmë sipas rekomandimit të OBSH, që janë në përputhje me të gjitha masat që kemi marrë.

21:20 Koronavirusi, ndërpritet transporti publik në Tiranë

Si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi është ndërprerë  transporti publik në Tiranë. Lajmi është bërë me dije nga bashkia e kryequtetit.

“Në vijim të planit të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë: 

 

–           Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);

–           Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat);

–           Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

21:00 I shërbyen 73-vjecares që vdiq, dalin analizat e mjekëve dhe infermierëve në Durrës

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë konfirmuar tre raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total 15 numrin e të prekurve.

Ndërkohë, kanë dalë edhe rezultatet e analizave të 50 mjekëvë dhe infermierëve të spitalit të Durrësit, të cilët patën kontakt me të moshuarën qëndërroi jetë. Nga përgjigjet e testimeve rezulton se asnjë nga personeli mjekësor nuk është i infektuar.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Tre rastet e reja, kontakte të ngushta të rastit të parë të konfirmuar. 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë për COVID-19

Tiranë, 11 Mars- 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19. Ndërkohë kanë përfunduar testimet pasditen e sotme për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19.

Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit.

Gjendja shëndetësore e të prekurve paraqitet si vijon:

Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.

Ka shkuar në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste. Janë 34 raste, ku 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm tre pozitive”, tha ministrja.

Po ashtu ministrja ka bërë me dije se kanë dalë rezultatet e stafit mjekësor në Durrës të cilët patën kontakt me 73-vjeçaren që humbi jetën nga koronavirusi.

Manastirliu theksoi se janë kryer 50 teste dhe kanë rezultuar negativë me virusin e ri.  “Sot kemi testuar 84 raste ndër të cilët 50 personel mjeksor që kanë rezultuar negative. Dua të njoftoj se të gjitha testimet, e mjekëve dhe infermierëve kanë rezultuar negative. Kjo do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me udhëzimet e MSH dhe të OBSH-së”, tha Manastirliu.

18:40 OBSH shpall koronavirusin Pandemi Botërore, kërkon marrjen e masave ekstreme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur para pak minutash që ta shpallë koronavirusin pandemi.

Pandemia shpallet në rastet kur një patogjen shpërndahet lehtësisht nga personi në person dhe ka mbulim gjeografik të madh. Kushti themelor, krahas aspektit gjeografik është edhe se sëmundja duhet të jetë ngjitëse.

Shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri i rasteve jashtë Kinës ishte rritur 13 herë gjatë dy javëve të fundit. Ghebreyesus  theksoi se ishte i shqetësuar nga nivelet alarmante të mosveprimit ndaj virusit.

Sidoqoftë, Tedros tha që ta quash shpërthimin e virusit një pandemi, nuk do të thotë që OBSH po ndryshon këshillat që duhet të respektohen në vendet ku është përhapur.

Ai u bëri thirrje qeverive të ndërmarrin veprim urgjent dhe agresiv. “Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të kontrollohet”,- tha ai.

“Qeveritë duhej të arrijnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përhapjes dhe respektimit të jetës njerëzore. Ne jemi së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët e botës. Kjo është e mundur,” deklaroi shefi i OBSH në një konferencë.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Media briefing on COVID-19

Media briefing on COVID-19 with Tedros Adhanom Ghebreyesus

Gepostet von World Health Organization (WHO) am Mittwoch, 11. März 2020

 

18:25 Koronavirusi, Basha thirrje qeverisë: Shto fondet për përballimin e situatës

Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka kërkuar nga qeveria që të shtojë fondet për përballimin e koronavirusit.

“Në botë është shpikur aparatura që gjen nëse je apo jo bartës i koronavirusit. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të shtojë fotndet dhe të blejë këtë pajisje. 3.5 milion dollar nuk mjaftojnë. Aktetet e vetëdijësimit apo më keq, propaganda, nuk zgjidh situatën”, u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Shtimi i rasteve të reja duhet të shërbejë që të rrisim vigjilencën, dua të përsëris këshillën e të gjithë autoriteve e shëndetësore që të ndiqet me rigorozitet, masat e propozuara për të mbrojtur veten tuaj. Dua të përsëris edhe thirrjen ndaj qeverisë që të sigurojë mjetet e nevojshme për stafet mjekësore.

Nqs të parët që godet janë stafi shëndetësor kush do të kujdeste për qytetarët. Sipas raporteve të ejspertëve ëhstë e mundsahme që të merren në përdorim aparaturat që e shkurtojnë analizën nga 40-50 minuta. Qëveria të blejë aparaturat, kjo do të mundësonte testimin më intensiv, dhe do ndalonte përhapjen. Aparaturat e evoluara në këto 3 muaj kohë janë sot në treg dhe janë i bindur se me akordimin e fondeve të mjaftueshme edhe Shqipëria mund të përfitoj. Kjo është thirrja që kam sot për autoritetet.

Me siguri gjithësecili prej jush keni rënë në kontakt me mjekun e urgjencës Ilir Allkja. Mesazhi i mjekut dhe siç e shikoni ajo që ka ndodhur në urgjencën e Tiranës pacientë  të dyshuar me virusin janë referuar si pacientë me siptoma të tjera. 4 mjekë të urgjencës së Durrësit janë në vetëkarantinë sepse pacientja që ndërroi jetë nuk u kontrollua në kohë. Shqetësimi është edhe më i madh se nga terreni që po vimë, nga raportimet që stafet nuk kanë pajiseje, por të gjithë e dimë që pacientët nuk përplasen të gjithë në urgjencë.

Për këtë përgjegjësinë nuk e kanë mjekët. Në këto ditë dhe orë ata janë heronjtë, i kemi parë me sytë tanë se si përballonin flukset me 60 pacientë. Dhe kemi diskutuar me njëri-tjetrin se kush do kishte guximin të qendronte aty. Duhet ti pajisin urgjentish dhe kjo kërkon vënien në dispozcion të fondeve. Nuk është koha për larje duarsh ku qytetarët nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Prandaj kam kërkuar që në 23 shkurt marrjen e masave duke filluar me sektorin shëndetësor. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara. Tani është koha për të lënë llafet, sulmet ndaj opozitës dhe gazetarëve dhe për të marrë përgjegjësitë, që të mbrohen këta njerëz.

16: 50 Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një komunikim për mediat bëri edhe njëherë me diej masat e marra për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Manastirliu tha se kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, po ashtu reduktimin e personelit në call center.

Ministrja tha se do të gjobiten me 5 mijë euro personat që thyejnë urdhrin e karantinës, dhe me 20 milion lekë të vjera pronarët që do të hapin lokalet.

Ndërkaq, ministrja theksoi se komunikimin me mediat në vijim do e bëjë virtualisht, për të shmangur grumbullimin e gazetarëve dhe operatorëve.

“Mblylljen deri në një njoftim të dytë të gjitha bareve, restoranteve në Tiranë dhe Durrës fillimisht. Caktimin e një gjobe në masë 5 mijë euro për të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhin për vetëkarantinim.

Caktimin e një gjobe në masën 20 milion lekë të vjetra për të gjitha baret dhe restorantet që nuk e respektojnë vendimin për tu mbyllur. Vendosjen e disatncës së siguris ëmes punonjësve në biznese.

Reduktimin në maksimun të personelit të call center dhe garantimin e distancave për punonjësve. Kërkojmë mirëktiputimin e bizneseve.

Për hir të mbrojtjes së shendetit të të gjithëve ne, kam vendour që unë vetë komunikimt e përdisthme të jenë në formë virtuale, asgjë nuk do të ndryshojë ne do marrim të gjitha pyetjet dhe do përgjigjemi duke e konsideruar të arsyeshme në kushtet ku ne ndodhemi”, u shpreh ministrja.

16: 40 Mjeku i QSUT futet në karantinë: Vizitova 3 të sëmurë me koronavirus pa veshjen speciale

Ilir Allkja, mjek në Urgjencën e QSUT ka njoftuar përmes një videoje në Facebook se është futur vetë në karantinë pasi konstatoi se kishte vizituar tre pacientë që rezultuan më pas pozitivë me koronavirus.

Mjeku thotë në video se janë dërguar pa veshjet speciale për të vizituar tre pacientë dhe rrjedhimisht dyshon se është infektuar edhe vetë.

Ndër të tjera ai thotë se mjekët po dërgohen në raste të dyshimta pa veshjet speciale dhe kjo ka gjasë të çojë në kolaps të Sistemit Shëndetësor nëse nuk merren masa.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cRf5DuaXanA?feature=oembed]

15:45 Rrini brenda! Bashkia e Tiranës bëhet gati të nxjerrë makina me altoparlantë lagjeve të qytetit:

Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të qendrojnë brenda në shtëpi gjatë këtyre ditëve për sigurinë e tyre dhe të gjithë komunitetit.

Nga mbledhja e shtabit të emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ai i kërkoi Policisë Bashkiake që të vendosë altoparlannte në automjete për të njoftuar qytetarët që të rrinë brenda.

“Simultanet e shahut pezullohen te Liqeni, Çajupi, 1 Maji; do të duhet të presin pasi të kalojë kjo situatë. I kërkoj Policisë Bashkiake të bëjë patrullime në këto zona, parqe e lulishte. Bashkë me strukturat mbështetëse, i kërkojmë Policisë Bashkiake të vendosë aparatura për të bërë informimin e publikut me zë”, tha Veliaj.

15:32 KMSH: Ndalojmë faljet në grupe, besimtarët t’i bëjnë ritet në shtëpi

Për shkak të situatës me koronavirusin në Shqipëri, KMSH ka njoftuar se do të ndalohen faljet në grupe.

KMSH thekson përmes një njoftimi për shtyp se këshillon besimtarët që faljet në xhami t’i bëjnë jo të grupuara, ndërsa për faljen e së premtes do të vendosin myftinitë rast pas rasti.

15:11 Pezullohen aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta

Ministria e Brendshme në kuadër të parandalimit të masave për përhapjen e Covid-19 ka njoftuar se janë anuluar të gjithë aplikimet dhe se janë të ndaluara të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve, përjashto  kallëzimet. Pezullimi do të zgjasë deri në datën 3 prill.

14:52 Rakacolli zbulon detajet: Komplikacionet që çuan në vdekjen e 73 vjeçares në Durrës

Në një konferencë për mediat zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se moshat e mëdha duhet të tregojnë më shumë kujdes për shkak se janë më të rrezikuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Wxt7WNEM-Cs?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Shpreh ngushëllime për familen e të ndjerës e cila nuk mundi të mbijetojë si pasojë e komplikacioneve dhe sëmundjve që kishte.

Pacientja vuante nga isuficensa kardiake e rëndë, kishte prej shumë vitesh çrregullime të ritmit të zemrës, kishte sëmundje kronike të mushkërive, kishte sipertireozë dhe kishte kryer edhe by-pass kardiak.

14: 23 Mbyllen baret dhe restorantet në Tiranë dhe Durrës

Kryeministri Edi rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se për shkak të shkallës së ulët të vetdijes është e detyrueshme mbyllja e të gjitha restorantëve bareve, klubet, në Tiranë e Durrës fillimisht.

Njoftimi i plotë:

“NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!“, shkruan Rama.

13:35 Dhjetra udhëtarë nga Italia futen në Muriqan: Po ndiqen, ata që janë për në Tiranë do të shoqërohen nga “rrugorja”

Ndërkohë që janë bllokuar fluturimet dhe lundrimet me Italinë, nga pikat kufitare tokësore vijojnë në futen autobusë me udhëtarë.

Në lidhje me këtë, drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka bërë me dije se udhëtarët që kanë mbërritur nga Italia nëpërmjet doganës së Muriqanit janë urdhëruar të vetëkarantinohet, në të kundërtën do të gjobiten.

Ai ka bërë me dije se janë identifikuar të gjithë një e nga një dhe do të mbahen në vëzhgim. Autobusët kanë destinacion final Tiranën dhe do të shoqërohen nga shërbimet e qarkullimit rrugor.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=s5JI0HIxUjs?feature=oembed&w=1200&h=675]

13:20 Konfirmohet me koronavirus një tjetër futbollist

Konfirmohet edhe një tjetër futbollist me Coronavirus. Testet për mbrojtësin Timo Hubers kanë dalë pozitive dhe është vetë klubi gjerman i Hanover 96 që e bën të ditur diccka të tillë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Në njoftimin e klubit gjerman bëhet me dije se 23-vjeccari nuk ka pasur kontakt me shokët e skuadrës dhe ata nuk kanë problem dhe nuk janë në rrezik. Gjermania është një nga shtetet evropiane ku Coronavirusi është përhapur.

Deri më tani numërohen më shumë se 1000 raste, kurse vdekshmëria ka qenë e ulët. Vetëm 3 viktima ka pasur në Gjermani, ku janë marrë të gjitha masat për ta kaluar këtë situatë të vështirë.

13:10 Shtrëngohen masat, Rama: Kush thyen vetë-karantinimin 5 mijë euro gjobë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar duhet të tregojmë kujdes të madh nga koronavirusi dhe ndërkohë deklaroi se kush thyen vetëkarantinimin do të marrë gjobë prej 5 mijë eurosh.

“Ruajna Zot nga ata që mund të na afrohen. Më ka pëlqyer shprehja e një miku që thoshte se frika krijon rrezikun. Rrezikut nuk i frikën kur ka arsye dhe të drejtë. Korona është njësoj si me humnerën, është njësoj si me zjarrin po u fute trimërisht, pranga shumë kush nga ne e merr si të lehtë, luan me zjarrin dhe rrezikon realisht të bie në humnerë.

Kjo nuk është kohë normale por kohë lufte me një armik të padukshëm, e di se sa e rëndë është për të gjithë të mbylleni por është shumë e rëndësishme. Por më duhet të marrim masa drastike, do të ngrihen postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia.

Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë. por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh.

DO ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”, tha Rama.

12:38 Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Ndërron jetë pacientja nga Durrësi e cila ishte konfirmuar si e infektuar nga Koronavirusi. Gazetari i Abc News Leonida Musaj mëson nga burime brenda spitalit se 73 vjeçarja ka ndërruar jetë pak minuta më parë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

Pas rëndimit të situatës mjekët vendosen ta nisin atë për në Tiranë, por gjendja është rënduar menjëherë duke i detyruar që ta zbresin nga autoambulanca. Gazetari Leonidha Musaj raporton se gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore ishte shumë kritike.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=UF-LKsW9nkc?feature=oembed]

Në një lidhje live me studion e Abc News, gazetari Leonidha Musaj theksoi se gruaja do të dërgohet drejt morgut pa përhapur koronavirusin tek personat e tjerë.

“Ka dyshime të forta se gruaja ka infektuar edhe pjestarë të tjerë të stafit si edhe familjarëtr e saj pasi vetëm ditën e djeshme është konfirmuar me koronavirus. Mjekët nuk e dinin fillimisht që ajo ishte e prekur”, u shpreh ai.

Kështu, gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.

11: 39 Do nisej për në Tiranë, mjekët e nxjerrin gruan nga autoambulanca dhe e fusin me urgjencë në reanimacion

Diçka ka shkuar keq me shëndetin e 73 vjeçares nga Durrësi, ku pasi u bënë gati ta nisin për në Tiranë, mjekët e zbritën atë nga autoambulanca për ta rifutur në spital.

Abcnews.al mëson se shëndeti i gruas është përkeqësuar menjëherë dhe u konstatua se ajo nuk e përballon dot udhëtimin për në Tiranë. Gazetari Leonida Musaj raporton se gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore është shumë kritike.

Rrjedhimisht mjekët e kanë rikthyer në spital duke e futur në reanimacion.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=krK1FV6_jiQ?feature=oembed]

11: 10 Masat për koronavirusin nuk ndalojnë turistët të vizitojnë Shqipërinë

Shqipëria është prekur nga koronavirusi dhe qeveria ka dhënë masa parandaluese për përhapjen e virusit.

Por mesa duket kjo nuk i ka ndaluar një grup turistësh të qarkullojnë nëpër Tiranë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AKeXe9bu9Hw?feature=oembed]

Ditën e sotme në rrugët e kryeqytetit një grup turistësh prej 30 personash të ardhur nga Austria kanë vizituar disa pika turistike në kryeqytet. Mësohet se turistët kanë hyrë në Shqipëri ditën e djeshme dhe kanë kaluar nga Moriçani.

Udhëheqësi i grupit tha për Junxhin Mustafaraj se situata vazhdon normalisht. Ai theksoi se nuk ka kufizime apo perceptim frike, pavarësisht masave të vendosura nga institucionet.

I pyetur se nëse ka pasur një ndryshim të rezervimeve ai u shpreh se ka pasur një rënie, ndërsa tregoi se një grup me 18 persona është reduktuar, duke mbetur me 3 persona. Ai gjithashtu tha se grupi i turistëve ka mbërritur dje në Shqipëri dhe se do të qëndrojë për 6 dit.

11:08 Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: Katër vatra infeksioni

Janë zbuluar dy raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Lajmi u konfirmua sot nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Kështu, me dy të sotmit, numri total ka shkuar në 12 raste. Njëri prej të prekurve të konfirmuar sot është nga Lushnja dhe ka qenë në Bergamo.

Ndërkohë, rasti tjetër pozitiv është një person që ka patur kontakt me dy personat e parë që u konfirmuan me koronavirus në Shqipëri.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vh5PzNYkMIg?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje 73 vjeçar që ka udhëtuar nga Bergamo.

Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektin në gjendje stabël, një në Durrës.

7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.
Vazhdoj ti bëj thirrje edhe qytetaërtve të zabtojnë rregullat që kemi përcaktuar dhe njoftuar.

Mbyllje për publikun të ambienteve të shërbimeve lokale, pishina, shërbime argëtimi për fëmijët dhe të rritur, ndalimin e ekskursioneve, kurse, etj.
Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë nga zonat e infektuara të plotësojnë skedarin e paraqitur në pikat kufitare që hyjnë.
Protokollet e organizatës së shëndetësisë, kanë dhënë orientimet përkatëse të cilat po ndiqen“, tha zv.ministrja.

Katër vatra infeksioni

Deri më tani janë zbuluar katër vatra infeksioni nga koronavirusi në Shqipëri duke e bërë gjendjen shumë serioze. Vatra e parë dhe më e madhja është ajo e babë e bir nga Tirana që kanë infektuar edhe shtatë të tjerë. Rasti i dytë i pavarur është ai i një 31 vjeçari sërish nga Tirana. Rasti i tretë është ai i një gruaje 75 vjeçare nga Durrësi, e cila dyshohet të ketë infektuar mjaft të tjerë, përfshirë edhe mjekë e infermierë të spitalit të qytetit.

Ndërkohë, rasti i katërt i pavarur është ai i një personi nga Lushnja i konfirmuar sot nga zv.ministrja e Shëndetësisë.

10: 45 Gruaja dyshohet se infektoi shumë të tjerë, u merren analizat dhe futen në karantinë një pjesë e stafit të Spitalit të Durrësit

Pasi kanë mësuar këtë fakt, drejtuesit e spitalit të Durrësit kanë urdhëruar bërjen e analizave për një pjesë të mirë të stafit të spitalit të qytetit si edhe dërguan në shtëpi për të mos iu afruar ambienteve të spitalit.

Këta të fundit janë vetëkarantinuar me urdhër të Bordit Drejtues të spitalit.

Rëndimi i gjendjës shëndetësore të një gruaje 75 vjeçare në spitalin e Durrësit ka shkaktuar alarm në spitalin e qytetit pasi ajo fillimisht mohoi të kishte qenë në Itali duke u paraqitur me vështirësi në frymëmarrje.

10:30 Koronavirusi në Shqipëri, Kuvendi anulon çdo aktivitet për ditën e sotme

Konfirmimi i rasteve me koronavirus ka ndryshuar rrjedhën normale të jetesës edhe në vendin tonë tashmë. Shkollat dhe çerdhet janë mbyllur ndërsa njerëzit janë udhëzuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin grumbullimet.

Në kuadër të masave të marra për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, Kuvendi ka njoftuar se do të anulohet çdo aktivitet për ditën e sotme.Në zona publike të vendit ka nisur gjithashtu dezinfektimi ndërsa numri i personave që frekuentojnë kafenetë e vendit është ulur ndjeshëm.

10:01  Rëndohet gjendja shëndetësore e gruas së prekur nga koronavirusi në Durrës

Është rënduar gjendja shëndetësore të moshuarës së prekur me koronavirus në Durrës.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për abcnews.al se 75 vjeçarja ka patur komplikacione të rënda dhe është kaluar nga reparti infektiv në reanimacion.

Pritet që gjatë ditës së dërgohet në spitalin Infektiv të Tiranës.

75 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.

Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit.

09: 40 Nuk zbatohet vendimi: Të moshuarit ngjeshen para Postës Shqiptare në Fier

Ndërkohë që qeveria urdhëroi dje ndalimin e grumbullimeve publike me qëllim minimizimin e mundësisë së përhapjes së koronavirusit, ndryshe po ndodh tek Posta Shqiptare në Fier.

Mëngjesin e sotëm, pranë sporteleve të saj janë mbledhur një numër i madh të moshuarish për të dorëzuar kartat e identitetit dhe adresat me qëllim marrjen e pensionit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hZNIZ7QFlTU?feature=oembed&w=1200&h=675]

Gjithçka ka ardhur pas njoftimit nga Posta Shqiptare se pensionet do të shpërndahen një shtëpitë e të moshuarëve, por për këtë duhet fillimisht dorëzimi i adresave dhe kartës së identitetit.

Por,ndërkohë që duhej të shmangte radhët, ky veprim i ka shtuar edhe më tepër ato pasi të moshuarit janë ngjitur me njeri-tjetrin, të pamaskuar duke rritur mundësinë e infektimit.

08: 45 Dezinfektohen ambientet publike në Vlorë, autoritetet thirrje banorëve

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës ka filluar inspektimi në qytet, ku është bërë dezinfektimi i autobusave të transportit publik. Konfirmimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë  edhe masa të shtuara për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, për të parandaluar përhapjen e virusit. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm dhe ti përmbahen masave të marra dhe këshillave të specialistëve.

“Qyteti ka pasur lëvizjet e veta. Është përsëritur shpesh që qytetarët duhet të evitojnë ambientet me shumë njerëz. Në disa ambiente publike ka pasur njerëz që vijojnë të qëndrojnë. Gjatë ditës së sotme ka filluar dezinkfetikimi i institucioneve të tjera. Do të kryhet edhe dezinfektimi i transporteve të linjës, si fugonat apo autobusat që kryejnë lëvizjet në qytetet e tjera.

Gjithashtu ai tha se nga Porti i Vlorës ditën e djeshme është nisur trageti i fundit i linjës drejt Italisë. Mbetet për tu parë se si do të vijojë transporti i mallrave. Sot nuk ka pasur lëvizje të trageteve në Portin e Vlorës, asnjë traget nuk ka lëvizur drejt Italisë apo e kundërta. Sipas deklaratave të ministres së Infrastrukturës nuk do të ketë lëvizje.

08: 40 Masat parandaluese për koronavirusin, Policia mbyll 522 lokale dhe 132 palestra, disko, pub-e dhe lokale me muzikë live

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu  i ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e  këtyre masave.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për “ABC News” se masat e cituara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me anë të një telegrami i drejtohen 12 Drejtorive të Qarqeve të vendit.

“Në bazë të vendimit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur që të kontrollohen në mënyrë të imtësishme të gjitha ambientet. Në të gjithë territorin janë kryer kontrolle të hollësishme. 215 patrulla policie kanë kontrolluar çdo lokal natë. Sipas burimeve të policisë pjesa më e madhe e lokaleve kanë qenë të mbyllur nga vetë administratorët. Gjithashtu nuk do të lejohen që tifozët të futen brenda stadiumeve për të ndjekur ndeshjet sportive”, raportoi gazetarja.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0j0jj2CtEyQ?feature=oembed]

09: 01 Drejtorja e ISHSH jep alarmin: Presim qindra të infektuar, pacientja në Durrës në gjendje të rënduar

Në emisionin e mëngjesit ABC-ja e Mëngjesit përballë gazetarit Enkel Demi ishte e ftuar Dr. Areti Beruka, Drejtore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Mjekja sqaroi se situata me Koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll por se gjithsesi priten me qindra raste të prekurish.

Beruka gjithashtu tha se gjendja e pacientes në Durrës paraqitet kritike pasi ajo ndodhet në reanimacion në intubim.

Biseda e plotë në studio:

Enkel Demi: Jemi në një situatë ku deri tani kemi 10 persona të infektuar. Informacionet janë që jeni duke gjurmuar një numër shumë të madh njerëzish, si eshte situata?

Areti Beruka: Duhet diferencuar këtu, nga të cilët 6 janë në spital pjesa tjetër është në karantinë. Ata ndodhen në shtëpi, janë me COVID-19 të diagnostikuar por nuk janë shenja. Janë bartës të virusit por nuk kanë shenja klinike

Enkel Demi: Nuk duhet të dalin nga shtëpia?

Areti Beruka: JO absolutisht..

Enkel Demi: Ju i ruani këta njerëz?

Areti Beruka: Ka një protokoll dhe mënyrën si vëzhgohen nëpërmjet strukturave të epidemiologjisë por edhe të mjekut të familjes për karantinimin e qytetarëve që në fakt një pjesë e saj jeni edhe ju. Është e pamundur që një strukturë me x persona të mund të arrijë të kontrollojë personat që dalin dhe hyjnë në momentin kur mund të shtohen rastet të cilat janë të pritshme. Pra karantinimi tani është i menaxhueshëm sepse janë një numër i vogël njerëzish. Sapo ka filluar epidemia tek ne, dhe trendi i epidemisë  në gjithë botën fillon me shtim të rasteve, ka një kulm të vetin, dhe më pas fillon tërheqja. Në të gjitha mediat jemi përpjekur që si komitet i ekspertëve të jemi korrekt me ato që themi. Ne presim qindra raste të tjera përveç këtyre, që do të thotë se epidemia ka trendin e vet të zhvillimit të saj. Ne kemi qenë koherent në marrjen e masave, duke parë çfarë ndodhi me Kinën dhe Italinë, na kanë bërë që të marrim masa në kohën e duhur.

Enkel Demi: Njerëzit grumbullohen për morte, është një lloj kodi nderi që ne duhet të jemi të pranishëm…

Areti Beruka: Ne e kemi cituar edhe dje, kur themi aktivitet social-kulturore janë të përfshira të gjitha eventet të gëzueshme dhe hidhëruese të cilët kanë grumbullime. Ne kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve, duhet të jemi partnerë të përbashkët për këtë sfidë. Është sfidë globale.

Enkel Demi: Ju thatë që rasti zero është rasti i 2 pacientëve babë e bir, por kemi edhe një djalë që ka ardhur nga Milano, pse nuk konsiderohet zero? Gjithashtu është edhe rasti i gruas në Durrës? Dhe si paraqiten gjendja e tyre?

Areti Beruka: Zonja në Durrës është në reanimacion në intubim për vetë faktin se është një moshë e tretë, dhe kjo është veçoria e këtij virusi që moshat e treta e përballojnë me vështirësi. Të shpresojmë se zonja do ecë mirë. Ajo është në frymëmarrje të drejtuar dhe po merr trajtim në reanimacion. Fakti i pacientit zero ka të bëjë me periudhën e inkubacionit, pra që është 14 ditë, personat babë e bir që bënë këtë historik, të ardhjes në mënyrë personale na coi drejt identifikimit të personit zero, megjithatë ne duhet të shohim situatën aktuale se si jemi, personat e kontaktit të tyre, të cilët janë të qetë pa shenja klinike, janë të karantinuar, janë stresuar për hir të së vërtetës.

Enkel Demi: Kemi diskutuar dje për maskat, a mund ta diskutojmë atë që thotë profesori?

Areti Beruka: Maskat kanë ardhur nga Kanadaja të certifikuara, them me bindje se strukturat spitalore, të infektivit, janë të pajisur me veshjen profesionale, jo me veshje të thjeshta. Maskat e thjeshta për një përdorim thjesht për të evituar dhe frenuar spërklat.

10 mars

22:00 Shqipëria nën “ethet” e koronavirusit, mjeku zbulon edhe sa do jetë prezent

Prej dy ditësh ku u konfirmuan edhe rastet e para me koronavirus, qytetarët janë mbërthyer nga paniku. I ftuar në “Provokacija”, mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh se virusi ka gjasa që në Prill nuk do të jetë më prezent, për shkak të rritjes së temperaturave.

“Temperaturat e ajrit fillojnë dhe rriten. Temperaturat e larta nuk e favoriozjnë dhe ulin ritmin e virusit. Çdo infeksion viral ashtu si edhe gripi ksanjë kurbë të evolucionit. Gripi fillon në 15 nëntor dhe kulmon në shkurt. Në shohim që gripi ka rënë. E njëjta gjë po ndodh edhe me Covid në Kinë. Kurbat e zakonshme kanë një evolucion të tillë që ne i themi me zhvendosje pak djathtas. Nuk janë një evolucion të tillë, në mënyre që rritja është graduale. Në fillim të Prillit fillon dhe shuhet. Virusi ka një evolucion që në harkun kohor shtrihen 2-3 muaj”, u shpreh mjeku.

Më tej mjeku ka kërkuar se qytetarët të mos panikosen dhe të mos bazohen në burime informacione të pavërteta.

‘Në këtë kohë nuk ka nevojë për tre gjëra së pari të panikohesh, së dyti të influencohesh nga burime informacioni që nuk janë të mirëinformuara dhe e treta të reagosh në mënyrën e një histerie kolektive sic reaguan në ’97 dhe sollën ato pasoja. Ne duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe fatkeqësia jonë është që pak mësime nxjerrim ose i kemi mësime shumë jetëshkurta dhe në krye të disa muajve harrojmë cfarë ka ndodhur’, u shpreh Kalo.

21:20 Një grua me koronavirus që fluturoi nga Tirana në Washington fut në sherr Turqinë me SHBA-të

Një grua 86-vjeçare e nisur nga Tirana është kapur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka përplasur autoritetet amerikane me ato turke.

Gruaja aktualisht ndodhet e shtruar në spital në Maryland. Guvernatori i Maryland në SHBA Larry Hogan tha që e moshuara, është një nga dy rastet e reja në shtet dhe se “kontraktoi virusin ndërsa erdhi nga Turqia”.

Por autoritetet turke e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë. Në reagimin e tij ministri turk i shëndetësisë thekson se e moshuara amerikane ka udhëtuar nga Tirana më 3 mars, duke përdorur Stambollin si tranzit për në SHBA.

“Eshtë i genjeshtërt lajmi se një grua 86 vjeçare është zbuluar me koronavirus pasi udhëtoi nga Turqia. Gruaja nuk ka qenë këtu por bëhet fjalë për një 86 vjeçare që udhetoi nga Tirana në Washington me tranzit Stambollin”, ka shkruar ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe ambasada turke në SHBA.

21: 15 “Djali ndihet fajtor”, Pipero flet për gjendjen e të infektuarve: Janë të stresuar

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në “Mbrëmje në Abc” teksa ka folur për situatën nga koronavirusi në Shqipëri, u ndal edhe te gjendja e të infektuarve në spital.

Pipero thekson se gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe po mbahet nën kontroll. Ndërkohë referuar rastit të djalit dhe dhe të atit, mjeku tha se 28-vjeçari është më keq psikologjikisht, pasi ka filluar ta ndjejë veten fajtor.

“Ky është një virus që ka shumë të panjohura. Ata janë në stres, kanë rezultuar pozitivë, por nuk janë të sëmurë. Këta persona vetëizolohen në shtëpi. Mbahen të mbikqyryr dhe në rast se kanë edhe temperaturë menjëhere ata merren në spital.

Në pavion po kurohen tre persona. Aktualisht nuk kanë temperaturë. Janë nën mjekim. Në mjekim, taktika që kemi ndjekur është komplekse, të luftojmë virusin me antiviralë. Protokolli është pothuajse i njëjtë se në vendet e tjera.

Dy ditët e para ka qenë shumë e rëndë, sot janë më të qet. Të marrësh një njeri nga lokali dhe ti thuash nuk do dalësh, nuk po ju them ndonjë sekret”, tha Pipero, teksa shton se babain e ka të njohur, madje komunikon me të.

“Atë babin e tij e kam të njohur personal. Unë komunikoj me telefon me të. Sepse vetëm një personel i ngushtë mjekësor komunikon me ta. Djali ka filluar ta ndjejë veten fajtor. Por nuk është i tillë. Por ai nuk është aspak fajtor, dihet fajtor”, shtoi mjeku.

19:00 Drejtori i Urgjencës: Një maskë e skaduar nuk të dëmton, por ul cilësinë e funksionit që ka

Denoncimi i opozitës për shpërndarjen e 1.2 milion maskave të skaduara u kthye sot në një temë replikash, në një kohë që në vend janë konfimruar 10 raste me të infektuar me koronavirus.

Lidhur me këtë temë ka folur edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. I ftuar në studion e Abc News, me gazetarin Endri Xhafo, Brataj u tregua i rezervuar, ndërsa shtoi se një maskë e skaduar nuk të dëmton, por ul cilësinë e funksionit të saj.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Janë shpërndarë maska të skaduara, ju keni frikë se mund të vini një ditë një maskë të skaduar dhe pastaj…

Skënder Brataj: Tani, unë nuk përgjigjem dotë për çdo gjë që ndodh në Shqipëri. Përgjigjem për urgjencën.

Endri Xhafo:  Maskat tuaja janë të skaduara?

Skënder Brataj: Jo nuk janë të skaduara.

Endri Xhafo: I keni parë nga mbrapa maskat që keni?

Skënder Brataj: Janë disa mënyra veprimi, një institucion ka autonominë e vet dhe në rast urgjence mbështetet në të tjera. Unë për fat të mirë duke qenë i kësaj fushe që para dy vitesh i kisha blerë dy kostume anti-infektive, si intituciona, bashkë me maskat dhe pjesën tjetër.  Unë kam detyrimin moral që tu përgjigjem.

Endri Xhafo: Nga pikëpamja mjekësore ai që përdor një maskë të skaduar. Duhet të pyes dikë, unë kryeministrin nuk mund ta pyes është si puna ime, pavarësisht se mund të ketë shumë informacion. Por unë duhet të pyes një specialist, një maskë e skaduar ka apo nuk ka problem?

Skënder Brataj: Problemi i një gjëje të skaduar është e njëjta gjë, shumë herë ne vemi te dollapi dhe hapim dhe gjejmë një palë pantallona të 10 viteve më parë, i veshim, nuk na pëlqejnë…Por fakti i maskës nuk është se është apo jo e skaduar. Fakti i maskës është se nuk të dëmton, nuk ka maskë që të dëmton. Shumë, shumë, nuk mund të kryejë funksionin, por mos ta kthejmë tani në një bumerang.

Endri Xhafo: Por duke mos kryer funksionin mund të dëmtohesh.

Skënder Brataj: Ose më saktë, jo nuk do të kryejë funksionin, por do të ulë cilësinë e funksionit që ka.

17:04 Maskat e skaduara, Rama i drejtohet Lulzim Bashës i tensionuar: Ke rastin të bëhesh si unë, nuk të del keq

I tensionuar kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë akuzat e opozitës për 1.2 milion maska të skaduara. Rama ka theksuar se maskat kanë ardhur nga një organizatë bamirësie dhe janë dërguar për përdorim të përgjithshëm dhe jo në sallat kirurgjikale.

“Ja ku është certifikata që quhet ekzaktësisht “përshkrimi anti-mikrobial” për maskat e fytyrës dhe e bën shumë të qartë se ajo data e skadencës që rrëmoni ju nuk ka lidhje fare me përdorimin e tyre dhe për më tepër jo të dhëna shumë specifike mbi përshkrim dhe efikasitetin e tyre. Ne nuk i çuam në sallat e kirurgjisë për të cilat janë të destinuara ku duhet sterilitet, dhe megjithëse parametrat e i kanë si përqindje reduktimit të efektit 99%, nuk i kemi çuar atje. I çojmë për përdorim të përgjithshëm se nuk ka shqiptarë sado i turbulluar të jetë, sado i varbër që mund ta hajë se kur i thuhet nga OBSH se të mbron edhe gropa e brrylit kur teshtin. Këto maksa të prodhuara nga një kompani në SHBA dhe të ardhura këtu nga një organizatë shqiptarësh që quhet “bijtë e shqipes” për arsye humanitare”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu drejtua më tej Lulzim Bashës duke i thënë se ka rastin të bëhet si ai për një periudhë të shkurtër kohe.

“Merruni kur të mbarojë epidemia me prokurorinë dhe akuza e me sulme e me helme, por jo tani, mos na fusni në këtë të gjithëve. Keni rastin të dukeni si ne. Ti Lulzim të dukesh si unë për një periudhë të shkurtë kohe, nuk të del keq më beso dhe boll dole atje duke vazhduar ti biesh fyellit dhe bëhet vrimë ku vetëm zvogëlohesh se kjo është luftë nuk është lojë”, deklaroi kryeministri.

16:51 Ambasada e SHBA thirrje politikës: Pavarësisht se kush je, bashkohuni në veprime kundër koronavirusit

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë thirrje faktorit politik në Shqipëri, duke i përmendur me emra se është koha që të bashkohen për t’i bërë ballë koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, selia diplomatike e SHBA në Tiranë thotë se kërkohen të merren masa për të përballuar COVID-19, pavarësisht se kush je.

Ndër të tjera nëthirrjen e saj ambasada thekson se do të vijojë që të mbështesë qeverisë shqiptare për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.

16:46 Rama: Mos u çudisni nëse numri i të prekurve nga koronavirusi shkon në 20 apo 30Rama: Mos u çudisni nëse numri i të prekurve nga koronavirusi shkon në 20 apo 30

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se numri i personave të prekur nga koronavirusi mund të rritet në orët dhe ditët në vijim dhe kjo nuk duhet të çudisë askënd.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mediat duhet të kenë kujdes me raportimin e lajmeve mbi koronavirusin.

“Mund të jemi të detyruar të shkojmë larg edhe në raport me mediat, por të shkuarit larg në raport me mediat për të siguruar që nuk ka burime faktesh alternative sepse faktet janë një, mendimet janë alternative, dhe në këtë rast nuk është koha për të dhënë mendime për çështje që janë striktë të ekspertëve në fushën e shëndetësisë, shumë më mirë është që të bëni më të mirën që në këtë luftë të fitojë qetësia dhe vendosmëria, të fitojë informacioni dhe gatishmëria dhe jo paniku, pasiguria, ankthi e kështu me radhë.

Këtu nuk ka vend për frikë. Nëse sot mesazhi im ishte i ndryshëm nga ditët e tjera, ditët do jenë të ndryshme, dhe vetëm kështu mund ta fitojmë kët luftë.

Është luftë nuk është lojë. Do të ndjekim dinamikën dhe do të marrim të tjera vendime.

Askush nuk duhet të impresionohet nga shifrat e reja nuk do të jetë 10, 20, as 30 do të kemi shumë më tepër se kaq të infektuar. Duhet të qetësojmë një luftë si kjo, që në radhë të parë fitohet psikologjikisht”, tha Rama.

16:40 “Erdhën nga Kanadaja”, Basha akuza Ramës për maskat: Boll me justifikime, merr masa reale

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat për 1.2 milion maska ​​të skaduara. Pak minuta më parë në mbledhjen e qeverisë, kryeministri duke iu përgjigjur opozitës tha se maskat kanë ardhur si dhuratë nga Kanadaja për një shoqatë bamirëse dhe i janë shpërndarë stafit mjekësor për t’u mbrojtur.

Ndërkohë, këtë deklaratë kreu i demokratëve e ka cilësuar si gënjeshtër dhe kërkon sërish përgjigje nga Rama se përse janë  shpërndarë sipas tij 1.2 milion maska ​​të skaduara.

16:20 Rama vë maskën, i bie tavolinës dhe i shpall luftë koronavirusit

Me një ton të fortë dhe duke i rënë tavolinës, kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me maskat e skaduara që i janë shpërndarë stafit të mjekëve dhe infermierëve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Pt1fZ1HU0X4?feature=oembed&w=1200&h=675]

Rama tha se maskat kanë ardhur si dhuratë nga Kanadaja për një shoqatë bamirëse dhe i janë shpërndarë stafit mjekësor për t’u mbrojtur.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk është koha për disa task forca, por se duhet të bashkohemi për të luftuar kundër koronavirusit.

Kryeministri theksoi se maskat në fjalë nuk funksionojnë në salla kirurgjikale, por se janë shumë të efektshme për situata të tjera.

Ndër të tjera kryeministri tha:
Këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetësor, në qendrat shëndetsre, në spitale që nuk janë të pëfshirë në frontin e parë në perimetrin e luftës me të infektuarit me koronavirus.

Këto janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nga fondacioni i njohur “Bijtë e Shqipërisë” nga Kanadaja.

Janë ndaluar në Doganën e Durrësit pasi siç dihet në shtetin tonë ka pasur një regjim doganor për çdo material qoftë dhe ato humanitare.

Ishin dërguar nga një shoqatë humanitare që pas thirrjeve të vazhdueshme nuk u paraqit për të tërhequr këto pako që janë prodhim amerikan.

Nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse kadenca e tyre do të implikonte se ulja e efiçencës së tyre në sallat kirurgjikale që operohet në kushte sterilizimi nuk dilnin dot nga Kanadaja dhe SHBA e nuk mund të përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri.

Pas datës së skadencës këto maska mund të përdoren pa asnjë problem jashtë sallave kirurgjikale.

Këto janë maska që e zëvendësojnë shumë herë më mirë facoletën ose garzën për mbrojtjen në kontaktin me personat e tjerë.

As më shumë dhe aq më pak të thuash se këto janë maska të rrezikshme është vetëm që të hapësh panik.

Sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë, si politike por si të luftojmë të gjithë ndaj një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët. 

16:25 Rama: Shpërblim 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët që do të përballen me koronavirusin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të japin shpërblim për të gjithë stafin mjekësor që është duke u përballur me situatën. Në mbledhjen e qeverisë për koronavirusin Rama bëri me dije se do ti japim shpërblim prej 1000 eurosh mjekëve dhe infermierëve për të gjithë punën e tyre.

Ndërkohë sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të kenë 500 euro plus gjatë COVID-19.

“Më vjen shumë mirë që të gjithë taks forcat e përshëndesin personelin mjekësor por fare vlere ka nëse ti i thua se këto janë vrasëse për ty. Personeli e ka treguar veten siç e treguan në tragjedinë e 26 nëntorit dhe vijojnë ta tregojnë sërish veten. I gjithë personeli mjekësor i angazhuar në sistemin dhe në luftën frontale me koronavirusin që nga autoambulancat që shkojnë për vendosjen e tamponëve. Stafit mjekësor do t’i japim shpërblim prej 1000 eurosh për të gjithë punën e tyre. I gjithë stafi duke filluar nga pastrueset kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në të gjithë këtë betejë”, deklaroi kreu i qeverisë.

15:24 Rama i kundërpërgjigjet Bashës për skadencën e maskave: Shpifje, sherr, rrëmujë!

I menjëhershëm ka qenë kundër reagimi i kryeministrit Rama pas denoncimit të kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha.

Rama shkruan se ka vetëm një palë maska të dëmshme janë në Shqipëri, ata të cilët kërkojnë sherr dhe rrëmujë.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkruan Kryeministri.

15:01 Ndalohen takimet me familjarët për të burgosurit dhe të paraburgosurit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që të pezullojë të gjitha takimet e familjarëve me të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Vendimi ka ardhr në kuadër të masave kundër koronavirusit, ndërsa mësohet se gjatë periudhës së pezullimit, burgjet do të furnizojnë nga ana e tyre të burgosurit me ushqime dhe produkte të tjera të nevojshme.

14:32 Xhaçka publikon masat e marra nga ushtria për koronavirusin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije lajmin se në Forcat e Armatosura ka nisur evidentimi i ushtarakëve që kanë dalë jashtë vendit 2 javët e fundit.

Gjithashtu sipas ministres, kanë filluar që të bëhen edhe kontrolle nga ekipet mjekësore  në reparte dhe në strukturat ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit”, shkruan ministrja.

13:10 “Edhe unë mund të jem i infektuar me koronavirus, nuk e di”: Kreu i Urgjencës ka një apel të fortë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me kontaktet e tyre, ndërsa tha se problemi me koronavirusin zgjidhet duke marrë masat e nevojshme.

Një ndër këto masa, tha ai, është shmangia e kontakteve të penavojshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=j2_xs5dY87Y?feature=oembed]

“Duhet të izolojmë kontaktet panevojshme. Qytetarët duhet të mbajnë distancë nga njeri-tjetri. Sepse nuk dimë kush është i infektuar apo jo. Edhe unë mund të jem i infektuar, ende nuk e di këtë.

Kjo është një betejë që të gjithë së bashku mund ta fitojmë.

Ne do të jemi në dispozicion si gjithmonë. Telefonojeni nr.127 nëse keni nevojë. Presim një shtim të numrit të të prekurve pasi kjo është normale. Po ndodh ajo që ka ndodhur në vendet e tjera”, tha Brataj duke theksuar se në këtë periudhë ne kemi virozat e gripit që shkojnë deri në 400 raste në ditë, por nuk bëhet kaq alarm.

“Është trefishuar numri i atyre qe telefonojnë në numrin 127 për të pasur informacion. Mbi 90 % e rasteve e kalojnë me sukses në shtëpi një situatë të tillë. Prandaj është shumë e rëndësishme të kufizojmë lëvizjet që të kufizojmë përhapjen. Në rast se keni shenja të sëmundjes telefononi numrin 127 dhe jo të shkoni direkt në spital për të ruajtur veten nga viruset e tjera dhe për të minimizuar përhapjen për personat e tjerë”, përfundoi ai.

12: 40 Qeveria bën gati vendimin: 2 javë pushim njërit prej prindërve me fëmijë të vegjël

Qeveria ka bërë gati vendimin për t’i dhënë ditë pushimi njërit prej prindërve të punësuar në sektorin publik dhe privat, të cilët kanë fëmijë në çerdhe, parashkollor dhe kopshte.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht se vendimi, i cili parashikon dhënien e pushimit nga data 10 deri në 23 mars është gati dhe pritet të shpallet gjatë ditës.

Kush përfiton

Nga vendimi do të përfitojnë prindërit që punojnë në sektorin publik në nivel qendror dhe lokal, të cilët kanë fëmijë në çerdhe, kopësht dhe parashkollor.

Gjithashtu, në vendim qeveria i kërkon sektorit privat që të lejojë të njëjtën gjë për njëri nga prindërit me qëllim mbajtjen e fëmijëve.

Shqipëria ka konfirmuar 10 të prekur nga koronavirusi deri më tani, ndërsa janë kryer më shumë se 110 teste ndaj personave të dyshuar.

Qeveria bllokoi sot udhëtimet nga Italia dhe anasjelltas duke urdhëruar uljen e avionëve në tokë si edhe futjen e trageteve në porte.

12:32 Durrës, një grua e konfirmuar dhe një burrë i dyshuar: Ishin në ceremoni varrimi

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rrakacolli konfirmoi katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Një pjesë e mirë e të prekurve janë kontakte të babë e bir që rezultuan të parët më koronavirus, ndërsa të tjerët janë raste të tjera.

Rrakacolli tha se një rast i konfirmuar është në Durrës dhe po merr mjekimin në spitalin e qytetit, kurse të tjerët janë duke u ndjekur në Tiranë vende të tjera në varësi të simptomave.

Ndërkohë, abcnews.al mëson se në Durrës është edhe një person tjetër i dyshuar. Bëhet fjalë për një burrë 65 vjeçar, i cili është duke u ndjekur nga mjekët.

Personi i konfirmuar është një grua 75 vjeçare që është kthyer nga Italia.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc Neës se të dy personat kanë qenë në ceremoni mortore duke takuar edhe të tjerë. Mësohet se ata kanë qenë në ceremoni mortore të ndryshme.

Gjatë fjalës së saj sot, zv.ministrja Rrakacolli tha se duhen respektuar protokollet përkatëse për koronavirusin dhe qytetarët nuk duhet të lëvizin pa arsye nga shtëpia.

12:28 Katër raste të reja, shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Rritet me katër raste të reja numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Abcnews.al raportoi ekskluzivisht se janë zbuluar edhe katër raste të reja, të dhëna të cilat u konfirmuan përmes një konference për shtyp edhe nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rrakacolli.

Ajo u shpreh se katër rastet e reja janë kontakte të dy personave të konstatuar si të parët që u konfirmuan me koronavirus.

“ISHP ka kryer 114 teste, nga të cilat 10 kanë rezultuar pozitive. Gjashtë nga personat që kanë dalë pozitivë janë kontakte të dy personave të parë (babë e bir sh.r), ndërsa një rast është një i ri i kthyer nga Italia dhe një tjetër gjendet i shtruar në spitalin e Durrësit“, tha zv.ministrja.

Rrakacolli tha se duhen shmangur kontaktet e panevojshme dhe mbledhjet.

“E theksoj shumë karantinimin e detyrueshëm. Është shumë i rëndësishëm sepse jep disa gjëra të mira. Shmang kontaktet e këtyre njerëzve dhe duhet të merren masat. Nuk po zbatohen masa. Kemi njerëz në kafene e restorante shumë, të kufizojmë transportin publik. Të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia. Duhet të evituar transportin publik, udhëtimet ndërkombëtare. Nëse marrim këto masa, i kemi strukturat për të përballuar çdo lloj situate. Sistemi është në këmbë por sjellja nuk është në përputhje me panikun. Ulemi në kafene dhe diskutojmë për Covidin“-tha zv.ministrja.

12:01 Mbyllen kufijtë me Italinë, Balluku: Ndalohen lundrimet dhe fluturimet

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një konferencë për mediat pas shpalljes së Italisë “zonë e kuqe”, bëri me dije se anulohen të gjitha udhëtimet drejt Italisë.

“Të gjitha aeroportet duke u nisur nga Shqipëria nuk do te jenë më të aksesueshme. Të gjithë pasagjerët kanë kaluar në kontroll mjekësor. Të gjithë personave të sapo ardhur në Shqipëri i kërkohet vetëkarantimi.

Në raste kur autoritetet italiane do të vendosin të tërheqin shtetas të tyre do të jenë të mundur vetëm nëse avionët do të jenë pa pasagjerë.”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës gjithashtu theksoi se sot do të jetë dita e fundit e udhëtimeve të trageteve.

“Sonte do të nisen tragetet e fundit. Do të merren masa për transportin urban brenda qytetit. Është bërë një plan dhe do të bëhet një tjetër njoftim sa i përket orareve  që duhet të lëvizin”, u shpreh Balluku.

11:20 Koronavirusi në Shqipëri, disa qytete nisin dezinfektimin në institucionet publike

Koronavirusi tashmë ka hyrë edhe në Shqipëri. Janë konfirmuar deri tani 6 rastet e para ku 5 prej tyre lidhje të ngushta familjare ndërsa një 30 vjeçar është infektuar gjatë një vizite në Itali.

Në lidhje me këtë situatë ka nisur në disa rrethe dezinfektimi i disa institucioneve publike. Dezinfektimet janë bërë në rrethet Pukë, Vlorë, Tiranë.

Sakaq edhe qyteti i Fierit ka nisur dezinfektimet në institucionet publike siç janë ambientet e spitalit, policisë, shkollat e çerdhet.

Ndërkohë në një njoftim Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se do të ketë një komunikim për median në orën 12:00 në lidhje me situatën e Koronavirusit në Shqipëri.

10:28 Koronavirusi, Lorik Cana ka një mesazh të fortë për shqiptarët

Coronavirusi ka zbarkuar në Shqipëri dhe deri më tani janë konfirmuar gjashtë raste. Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u vendos që të mbylleshin shkollat dhe të ndaloheshin aktivitetet sportive e kulturore, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.

Gjithashtu u mbyllën institucionet arsimore për dy javë dhe janë ndërprerë fluturimet drejt Veriut të Italisë. Ka edhe masa të tjera, por mbi të gjithë kërkohet nga popullata që të mos ketë panik dhe të zbatohen udhëzimet e dhënë për autoritetet, që përkojnë kryesisht me shmangien e takimeve dhe ndjekjen e disa rregulla për higjienën personale.

Këtyre thirrjeve u është bashkuar edhe Lorik Cana, kapiteni legjendat i kombëtares shqiptare. Përmes një videoje të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ai ka një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Përshëndetje, këtu nga shtëpi ime në Romë. Tani jo vetëm anembanë botës dhe jo vetëm në Itali. Coronavirusi është edhe në Shqipëri.

10:00 Një traget me mallra niset sot nga Vlora në Brindizi, frikë se mund të kthehet me pasagjerë

Me gjithë alarmin e krijuar nga koronavirusi në vend duket se situata në Vlorë është e qetë.

Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se nuk ka lëvizje të trageteve, dhe se nuk ka mbërritur asnjë traget në Portin e Vlorës.

Ndërkohë që lundrimet janë pezulluar, në port shihen vetëm kamionët. Autoritet Portuale në Vlorë kanë bërë me dije se do të pritet një vendim edhe nga Italia për të mësuar nëse tragetet do të nisen drejt Italisë, por bëhet fjalë vetëm për kamionë dhe jo pasagjerë.

Gjithashtu ai bën me dije se shihet një shqetësim te qytetarët edhe për shkak të konfirmimit të  rasteve në Shqipëri, por nuk ka pasur dyndje të mëdha në supermakete. Ka pasur një interesim apo shqetësim për të marrë masa paraprake, por jo dyndje të larta të qytetarëve.

9: 37 6 persona me Koronavirus në Shqipëri, çfarë ndodh tek “Infektivi”?

ABC News që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar të mbledhë informacionin më të fundit në lidhje me Koronavirusit në Shqipëri. Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi raportoi për abcnews.al se numri i të prekurve me Koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 6.

Bëhet fjalë për 3 perosna të tjerë të infektuar, të cilët i përkasin rrethit familjar të 2 personave që u konfirmuan që dje. Ndërkohë një 30 vjeçar tjetër është infektuar, që nuk ka lidhje me 5 personat e të njëjtës familje. 30 vjeçari është infektuar pas një vizite në një spital të Milanos ku ka qëndruar vetëm 6 orë.

Sic raporton ABC News gazetarja Ajgena Korbi, gjendja e 3 pacientëve të cilët tashmë ndodhen në spitalin e infektivit në Tiranë, është e stabilizuar dhe pa komplikacione.

Sa i përket rastit 30 vjecarit tjetër ai është banues në Tiranë, dhe autoritetet shëndetësore po hetojnë rastin dhe po gjurmojnë të gjithë personat që kanë patur kontakt me të.

Për të qartësuar situatën, çdo person që do të hyjë në Shqipëri do të kontrollohet, çdo person që ka frekuentuar vende ku ka patur koronavirusin, nëse ka simptoma të ngjashme me gripin duhet të telefonojnë 127.

Personeli mjkeësor apelojnë për të mos u dyndur në spitale pasi ëështë një rrisk i shtuar për infektimin e sëmundjeve të tjera. Për këtë ministria e shëndetësisë ka vendosur hyrjen e familjarëve vetëm për raste shumë të veçanta.

Zona e spitalit të infektivit është rrethuar si zonë në karantinë dhe hyrja është  vetëm e autorizuar nga personeli mjekësor.

Ajo që konstatohet është se ende familjarë të ndryshëm dhe persona të tjerë vazhdojnë të frekuentojnë ambientet e spitalit e cila është vendosur një zonë në karantinë.

9: 36 Koronavirusi/ Nga boshatisja e marketeve te transporti publik, si duket Tirana sot

Paniku i shkaktuar nga koronavirusi tashmë është më i lartë. Me hyrjen e virusit në Shqipëri janë shtuar edhe masat e marra nga qeveria ndërsa qytetarëve u është kërkuar të tregohen më të kujdesshëm.

Gazetari Maksi Rama raporti për “ABC News”, situatën e ditës së sotme në Tiranë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hzL_y14x99k?feature=oembed&w=1200&h=675]

Gazetari tha gjatë ditës së sotme transporti publik urban ka shumë pak pasagjerë. Thuasje të gjithë drejtuesit ishin të pajisur me maska. “Nëse do të ishte një ditë e zakonshme, urbani do të ishte i tejmbushur”.

Ka mjaft kalimtarë që zgjedhin të ecin në këmbë për të shmangur kontakte me njerëzit.

“Gjithashtu javët më parë kishte një dyndje të lartë të qytetarëve për të blerë maska, ndërsa gjatë ditës së sotme nuk vihet re një pajisije e lartë e qytetarëve me maskat higjenike”, raportoi gazetari./abcnews.al

9: 27 Dy tragete me 640 pasagjerë zbarkojnë nga Italia në Durrës, frikë në qytet
Dy tragete me 640 pasagjerë kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Frika ishte që prej mbrëmjes së djeshme e pranishme pas përhapjes së lajmit se tragetet ndodheshin në det dhe po vinin në Durrës edhe pse Italia ishte shpallur zonë e kuqe e gjitha.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XaIe_Df2jsU?feature=oembed&w=1200&h=675]

Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se të gjithë pasagjerëve iu është bërë kontroll për simptoma të ndryshme nga koronavirusi.

Atyre iu janë marrë të dhënat se nga po udhëtonin dhe ku po shkonin ndërkohë që kanë dorëzuar edhe numrat e telefonit.

09:01 Horror në Itali, aktori rri 24 orë në shtëpi me motrën e vdekur nga koronavirusi: Askush nuk vjen këtu

Humbi jetën nga Koronavirusi. Tereza Franzese, një grua 47 vjec, nga Napoli, e prekur edhe nga epilepsia vdiq në apartamentin e saj. Lajmin e bëri të ditur vëllai i saj, Luca, përmes një videoje në facebook denoncoi vonesën e institucioneve. Përmes kësaj videoje shihet edhe kufoma e motrës së tij e cila ndodhet në krevatin e shtëpisë së saj prej 24 orësh. Në një video të dytë njoftoi se tamponët që ai vetë kishte kërkuar për motrën e tij rezultoi pozitiv, pra që ajo ishte mbartëse e Koronavirusit, pas kësaj gjendje dhe se ai do të vetëkarantinohej.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=I0kQvOANrWQ?feature=oembed]

08:20 6 të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ Braçe jep detaje për 31-vjeçarin: Shkoi vetëm disa orë në Milano

Zv/ kryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje shqiptarëve që kanë qenë 2 javët e fundit në Itali të vetëkarantinohen.

Braçe ka theksuar se i infektuari i 6-të, 31-vjeçari kishte shkuar  për disa orë në Milano,  për të vizituar dajën e tij në spital dhe aty u infektua.

Reagimi i plotë i Braçes:

“NJEREZ NESE KENI QENE NE ITALI DY JAVET E FUNDIT RRINI NE SHTEPI!
MOS DILNI! MOS SHKONI NE KAFE A RESTORANTE! INFEKTONI TE TJERE KESHTU! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E DIME MIRE, NE JEMI POPULL SHUME SOCIAL, “BEHEMI SHUME” ME NJERI TJETRIN!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, NESE KE QENE NE ITALI, VETEKARANTINOHU! RI NE SHTEPINE TENDE! SHPETON VETEN DHE GJITHKEND QE DO! Beje tani!

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill”.

07:01 Koronavirusi, FMN: Të mbështetet ekonomia gjatë epidemisë, thirrje për ulje të taksave

Qeveritë duhet të kenë një reagim të koordinuar ndërkombëtar për të zvogëluar ndikimin ekonomik të epidemisë së koronavirusit, tha sot kryekonomistja e FMN-së, Gita Gopinath, duke u bërë thirrje atyre që të marrin masa buxhetore, monetare dhe financiare me rëndësi.

“Është e rëndësishme të mbështetet ekonomia gjatë epidemisë, në mënyrë që të ruhet i paprekur rrjeti i marrëdhënieve ekonomike dhe financiare midis punonjësve dhe kompanive, huazuesve dhe huamarrësve, furnitorëve dhe përdoruesve të fundit, për të mundësuar një rifillim kur epidemia të reduktohet”, theksoi ajo.

09 mars

23:19 Shkon në 6 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Ka shkuar në gjashtë numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë. Katër raste të reja janë konfirmuar mbrëmjen e kësaj të hëne nga Ministria e Shëndetsisë, tre prej të cilëve anëtarë të familjes së dy personave të parë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas ministrisë ditën e djeshme u testuan 14 raste të dyshuara për koronavirusin, tetë prej të cilëve kishin patur kontakte të ngushta me dy rastet e konfirmuara me COVID 19 në vendin tonë. Të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Raportohet se gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Ndërsa rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së hënës, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj.

Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e  tjera, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta. Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

22:18 Koronavirusi, nis dezinfektimi për autobuzët e Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar dezifektimin e transportit publik.

Ndërkohë që në Shqipëri janë shënuar edhe dy rastet e para me koronavirus, Veliaj bën me dije se është e rëndësishme që të gjithë qytetaret të tregohen të kujdesshëm ndaj higjenës personale.

“Nisi dezinfektimi i mbremjes per autobuzet , por lipset qe secili te tregoje te njejtin kujdes per higjenen personale!

Mbro veten, mbro shokun – per nje Tirane te sigurt”, shkruan Veliaj.

20:33 “Sa përgjegjësi do të ketë gabimi njerëzor nëse situata del jashtë kontrollit?” Rakacolli thotë se Shqipëria është e përgatitur

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur në studion e ABC News për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Rakacolli tha se paniku të vjen nga e panjohura, ndërsa theksoi se Shqipëria është përballur edhe me epidemi të tjera, dhe sipas saj tashmë është  e përgatitur dhe di si të sillet në raste të tilla.

Si është gjendja në QSUT?

Rakacolli: Jemi në kontakt me mjekët dhe situata paraqitet e përmirësuar.

Trajtimi i koronës është si trajtim i një gripi të zaknshëm?

“Ne trajtojmë simptomën. Ka të bëjë shumë se si reagon organizmi, sot fatmirësisht temperatura ka qenë në rënie. Që në momentin që janë shtruar kanë qenë në gjendje të stabilizuar”, sqaroi ajo.

19:16 Situata e koronavirusit në Shqipëri, Meta: Emergjencë serioze, nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat i bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjeshëm dhe të zbatojmë me përpikmëri këshillat mjekësore. Gjatë fjalës së tij Meta tha se në këtë situatë kërkohet bashkëpunim.

“Duke vlerësuar masat e marra nga qeveria, i ftoj qytetarët të përballojnë me përgjegjshmëri këtë situatë.

Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet. Kërkohet bashkëpunim, transparencë. Shëndeti dhe jeta e qytetarit prioritet i të gjithëve sot. Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm.Vlerësimi i vogël i një qytetari mund të sjellë një rrezik të madh, pasi i gjithë rrjetin i kontaktuar mund të nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Edhe në Presidencë kemi një task-forcë për të gjithë personat që shohin nënvlerësime në terren. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhet gjetur patjetër. Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Jemi në çdo moment në kontakt me përfaqësuesit e qeverisë dhe do ti ndjekim të gjitha shqetësimet.

Besojmë që transparenca është e domosdoshme për ta qetësuar situatën”,  tha Meta.

17: 45 Koronavirusi nuk ndalon takimet në burgje, kontrolle për 5 mijë të dënuar në të gjithë vendin

Mbërritja e koronavirusit në vendin tonë ka bërë që edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të zhvillojë një mbledhje urgjente për masat e nevojshme që do të merren në të gjitha burgjet e vendit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8tp1CFdJVK4?feature=oembed&w=1200&h=675]

Burime zyrtare pranë këtij institucioni pohuan për “ABC News” se në përfundim të takimit u vendos që të mos pezullohen takimet mes familjarëve dhe të burgosurve.

Por, Drejtoria e Burgjeve njofton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe po përgatiten ambjentet në gjitha burgjet, së bashku me ekipet mjekësore, të cilët do të zhvillojnë kontrolle tek të gjithë të burgosurit, edhe pse nuk ka ende një rast konkret me koronavirus.

Kontrolle do të kryhen edhe tek familjarët që do kryejnë takimet me të burgosurit.

17: 30 Me tabela dhe policë me maska, Infektivi në QSUT futet në karantinë

Ministria e Shëndetësisë menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve të para ka shtuar masat në lidhje me parandalimin e virusit. Spitali i Infektivit është shndërruar në një zonë karantine.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC News se forca të shumta policie ndodhen në ambjentet e QSUT-së dhe nuk lejojnë pacientët të afrohen në zonën e infektivit.

 

“I gjithë spitali infektiv është rrethuar është kthyer në një zonë në karantinë. Forca të shumta policie me maska mbrojtëse nuk lejojnë asnjë që të afrohet pranë spitalit. Disa qytetarë kanë tentuar që të kalojnë kordonin por nuk janë lejuar”, tha gazetarja.

Ndërkohë në lidhje me gjendjen e dy personave të parë të konfirmuar me koronavirus mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar.

17:27 Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Regjistrohen 11 raste të reja me koronavirus në Greqi duke e çuar numrin total në 84.

Këtë e ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias dhe Profesori i Virologjisë Sotiris Tsiodras ditën e hënë.

81 nga të infektuarit janë vendas, ndërsa 3 të tjerët vizitorë të huaj.

Sipas raportimeve zyrtare, 56 persona me koronavirus, kanë qenë pjesë e një grupi që është infektuar përgjatë një udhëtimi në vendet e shenjta.

Nga numri total i të infektuarve, 57 persona gjenden në izolim shtëpie, ndërsa 27 të tjerët janë të shtruar në spital. Një ndër 27 personat e shtruar është diagnostikuar si rasti më serioz me pneumoni.

17:25 Veliaj: Mos jepni dorën gjatë varrimeve, për martesat të paraqiten vetëm nusja, dhëndri dhe ndonjë dëshmitar

Vendimi i qeverisë për të ndaluar çdo aktivitet publik deri më 3 prill për shkak të koronavirusit ka ndryshuar rrjedhën e jetës së shqiptarëve.

Krahas njoftimit se do të dezinfektoheshini nga e para kopshtet dhe çerdhet, gjatë fjalës së tij pak minuta më parë, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi nga banorët e qytetit që të tregoheshin të kujdesshëm gjatë ceremonive mortore si edhe ato martesore.

Ai kërkoi që të shmanget dhënia e dorës gjatë ceremonive mortore, kurse për celebrimet sugjeroi që në bashki të paraqiten vetëm nusja, dhëndri dhe ndonjë dëshmitar.

17:00 Pezullohen festimet për Ditën e Verës

Bashkia e Elbasanit ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet publike deri më datë 3 prill për shkak të koronavirusit duke zbatuar kështu edhe vendimin e qeverisë.

Nisur nga kjo, është vendosur që të pezullohen edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me Ditën e Verës, një festë tradicionale kjo në këtë qytet.

16:50 Mbyllen kopshtet dhe shkollat, Basha kërkon subvencionimin e prindërve që do të kujdesen për fëmijët

Qeveria vendosi sot që të mbyllë shkollat, kopshtet dhe çerdhet për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Një vendimi i tillë, edhe pse i domosdoshëm ka nxjerrë në pah një problematikë tjetër, atë të pamundësisë për të qendruar me fëmijët për një pjesë të mirë të prindërve që janë të punësuar.

Nisur nga situata në fjalë, kryedemokrati Lulzim Basha ka sugjeruar që njëri nga prindërit të kompensohet për kohën që do të kujdeset për fëmijët përgjatë gjithë kohës që shkollat dhe kopshtet do të qendrojnë të mbyllura.

16:23 “Të pamëshirshëm me abuzuesit e çmimeve”, Veliaj: Do dezinfektojmë sërish kopshtet dhe çerdhet

Kryebashkiaku , Erion Veliaj në një deklaratë për mediat ka folur për masat e marra për koronavirusin në Tiranë.

Veliaj theksoi se qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe se higjenizimi do të vazhdojë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, sa i përket hapësira publike.

“Qendrat sociale të ndryshojnë formatin e shërbimit. Të ndiqen të gjitha rastet ku abuzohet me çmimet. Është e pafalshme të abuzohet, do të jeni të pamëshirshëm me këdo që abuzon me rritjen e çmimit. Nuk do të ketë tolerime”, tha Veliaj.

15:11 10 këshillat e arta për koronavirusin që po thyejnë rrjetin: Duhet ti dinë të gjithë

UNICEF ka publikuar nëntë këshilla të arta mbi koronavirusin duke informuar në radhe të parë qytetarët se si vepron virusi si edhe më pas si të mbrohemi prej tij.

Më poshtë, gjëni këshillat në fjalë, të cilat janë duke u shpërndarë gjerësisht edhe në rrjetet sociale:

-Koronavirusi është me diametër qelizor prej 400-500 mikro, kështu që çdo maskë parandalon kalimin ne goje dhe hunde;

-Virusi nuk vendoset në ajër, por në tokë, kështu që nuk transmetohet nga ajri;

-Koronavirus , kur bie në një sipërfaqe metalike, mund te jetoje deri ne 12 orë, sugjerohet larja e duarve me sapun dhe uje sa me mirë.

-Koronavirusi, kur bie në pëlhura, qëndron për 9 orë, kështu që larja e rrobave ose ekspozimi i tyre në diell për 2 orë mjafton për ta eliminuar;

-Virusi jeton në duar për 10 minuta, kështu që vendosja e xhelit me bazë alkooli mnafton per ta vrare;

-Nëse është i ekspozuar në një temperaturë prej 26-27 ° C, do të vritet, nuk jeton në zona të nxehta.

-Pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell është mjaft i mirë.

-Qëndroni larg akullores, ujit të ftohte dhe ushqimit të ftohtë.
Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë vret viruset dhe i parandalon ata të vendosen në mushkëri.

-Të qëndruarit ne shtepi shpeton jeten e prinderve dhe gjysherve tane.

-Respektimi i këtyre udhëzimeve është i mjaftueshëm për të parandaluar virusin.

14:30 Balluku jep detajet: Destinacionet drejt të cilave janë pezulluar fluturimet dhe lundrimet

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se urdhri për pezullimin transportit ajror dhe detar është vetëm për udhëtarët dhe jo mallrat. Nga ana tjetër, ajo ka bërë me dije kompanitë ajrore duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve.

“Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transportit ajror dhe detar me pikat e ashtuquajtura të kuqe dhe zonat përreth në Itali. E dimë që është një vendim drastik, por është marrë në një situatë të jashtëzakonshme.  Ju bëj thirrje që duhet ruajtur qetësia, nuk ka arsye për panik. Duhet bashkëpunim nga ana e qytetarëve për të përmbushur të gjitha masat parandaluese.

Urdhri për ndalimin e fluturimeve u referohet vetëm pasagjerëve. Ka qenë e qartë edhe në urdhrin e dalë në mëngjes por për shkak të interesit të lartë më duhet të nënvizoj se i referohemi vetëm rasteve të pasagjerëve. Janë pasagjerët që nuk do të lejohen Milano-Malpensa, Milano-Bergamo, Ancona, Bolonja, Firence, Genova, Perugia, Pisa, Rimini, aeroporti i Torinos, Venecias dhe i Veronës.

Këto janë destinacione që do të jenë të bllokuara deri në një urdhër të dytë. Sa i përket mallrave nuk bëhet fjalë që të kemi pezullim të avionëve cargo të cilët nisen nga Shqipëria apo vijnë në Shqipëri të destinacioneve më sipër.

Gjithashtu u referohem edhe Aviacionit Civil, që ka lënë të hapur aeroportin e Romës, si një hap për të shpërndarë pasagjerët që bllokohen në destinacionet Europiane, pasi nuk është shqipëria e para që bllokon destinacionet e lartpërmendura.

Do ishte shumë mirë që të gjitha kompanitë të merrnin masa në të mirë të qytetarëve, të mbërrijnë në destinacione që të aksesojnë më pas në destinacionin final ku donin të shkonin.

Për sa i përket një pjese tjetrër pasagjerësh, të gjithë pasagjerët që duan të ndryshojnë kohën e biletës, t’u jepet mundësia që ta rirezervojnë për një moment të dytë dhe të mos lëvizin gjatë kësaj periudhe të ngarkuar.

Për sa i përket transportit detar, Linja Durrës Ancona- Trieste, është një linjë skedule-kalendarike për udhëtarët, jo të mallrave megjithatë për ta saktësuar ky ndalim nuk i referohet anijeve që lëvizimn me mallra tregtarë.

Deri në një vendim të dytë, pezullimi qëndron në fuqi për linjën e pasagjerëve të transportit detar Durrës-Ancona-Trieste dhe anasjelltas. Për gjithcka tjetër Ministria e Transportit do të jetë në dispozicion të qytetarëve për të dhënë informacionet e duhura”,  tha Balluku.

14:11 ISHP mësyn tek bizneset e të infektuarëve

Personeli i Institutit të Shëndetit Publik ka shkuar tashmë në ambientet e bizneseve të dy personave që rezultuan pozitiv me koronavirus për të bërë dezinfektimin.

Abc News zbuloi që në mëngjes se bëhej fjalë për babëb e bir me origjinë nga Puka dhe banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë (emra të njohur për redaksinë).

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=voN1Vf8Z8cg?feature=oembed&w=1200&h=675]

Gazetari i Abc News Maksi Rama është duke raportuar live nga rruga “Irfan Tomini” ku ndodhen bizneset e dy personave të infektuar.

Specialistët e ISHP kanë dezinfektuar bizneset për disa minuta duke u larguar tashmë.

Babë e bir, V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç janë pronarë të një bar kafeje dhe një lavazhi në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe kanë hyrë nga pika e Muriqanit më datë 26 shkurt.

Mësohet se gjatë ditës së sotme janë izoluar të afërmit e tjerë të personave të prekur me koronavirus me qëllim shmangien e infektimit të personave të tjerë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=y35EIbciefI?feature=oembed&w=1200&h=675]

13:48 Anulohen fluturimet nga dhe drejt Torinos dhe Ankonas

Është vendosur sëfundmi anulimi i fluturimeve nga dhe drejt Torinos si edhe Ankonës. Më parë, Aviacioni Civil kishte ndaluar fluturimet nga dhe dreje qyteteve të tjera të veriut të Italisë.

Aeroportet ku janë anuluar fluturimet krahas Torinos dhe Ankonas:

Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
Aeroporti Bologna (BLQ)
Aeroporti Firenze (FLR)
Aeroporti Genoa (GOA)
Aeroporti Perugia (PEG)
Aeroporti Pisa (PSA)
Aeroporti Rimini (RMI)
Aeroporti Venezia (VCE)
Aeroporti Verona (VRN)

13:48 FSHF vendos: Ndeshjet e sotme, pa tifozë

Dy takimet e ditës së sotme, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, do të luhen prej orës 18:00. FSHF ka njoftuar klubet se do të duhet t’i luajnë këto sfida me dyer të mbyllura, për shkak të situatës së krijuar në vend nga Coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka urdhëruar ndalimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive, por takimet e sotme do luhen pa praninë e publikur. E gjitha kjo erdhi pasi një ditë më parë u konfirmuan dy rastet e para me CONVID-19.

11:25 Qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit për pezullimin e fluturimeve me Italinë

Për udhëtarët që prisnin të niseshin në destinacionet e tyre ka qenë e papritur situata e krijuar pas vendosjes së anulimi të fluturimeve në Rinas.

Duke raportuar nga Aeroporti Nënë Tereza, gazetarja e Abc News, Erblina Mile është shprehur se tashmë situata në Rinas është qetësuar disi. Qyetarët sipas saj tashmë janë më të qetë krahasuar me paraditen kur u njoftua pezullimi që kishte paqartësi dhe kaos.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=N67E1QDEDaQ?feature=oembed&w=1200&h=675]

Sa i përket udhëtimeve të anuluara, ajo us shpreh se ende pritet një sqarim duke shtuar se qytetarët duhet të drejtohen në agjencite ku kanë marrë biletat dhe të interesohen. Nuk dihet ende nëse do të ketë rimbursime të biletave apo nëse qytetarët dot të dërgohen në linja të tjera.

Më herët gjatë ditës së sotme, qytetarët nga Rinasi shpreheshin të revoltuar se askush nuk u kishte dhënë informacion se çfarë do të ndodhte me biletat. Shumica prej tyre madje kërkonin që t’i lejonin që të largoheshin pasi “ata po shkonin drejt zonës së rrezikut për të ndenjur atje.”

11:15 Një kafe dhe një lavazh: Abc News në lagjen e të prekurve me koronavirus, pritet vendosja e perimetrit të sigurisë

Abc News ka ndjekur hap pas hapi gjithë informacionet që vijnë në lidhje me 2 personat e infektuar me virusin Covid-19 duke zbuluar të dhëna në lidhje me dy rastet e para të konfirmuar me koronavirus.

Më parë, abcnews.al siguroi identitetin e dy të prekurve duke mos publikuar emrat, ndërsa kamera e ABC Neës ka shkuar në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë ku edhe banojnë dy të prekurit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=lKUFN1117XE?feature=oembed]

Ata janë pronarë të dy bizneseve, një bar kafeje dhe një lavazhi.

Disa prej banorëve në zonën përreth thanë për Abc News se kishin dijeni që 2 personat dyshoheshin për koronavirus.

Burime jozyrtare kanë njoftuar për abcneës.al, se pritet që shumë shpëjt kjo zonë të vihet në një perimetër sigurie.

12: 35 Koronavirusi në Shqipëri, Bino: 8 raste në proces ekzaminimi, 24 të tjerë në vetëkarantinim

Ministria e shëndetësisë në një dalje të fundit për median ka njoftuar se janë 8 persona që i janë nënshtruar që mbrëmë procesit të ekzaminimit ndërkohë janë gjurmuar edhe 24 persona të tjerë të cilët janë vetkarantinuar. Të gjithë këta persona kanë patur kontakte të ngushta dhe më pak të ngushta me 2 të infektuarit e mbrëmjes së djeshme.

Përfaqësuesja e task-forcës për shëndetësinë mjekja Silva Bino deklaroi:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=c1yO5aDvRIY?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Menjëherë pas daljes së ekzaminimeve, të testimeve, janë marrë mostrat përkatëse të cilat janë në proces dhe nga ana tjetër edhe sot janë gjurmuar 24 kontakte të cilët janë vetëkarantinuar dhe po ju merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar në lidhje me masat. Janë gjurmuar 8 raste të cilët kanë patur kontakte të ngushta.

Gjithashtu ne kemi gjurmuar gjatë gjithë ditës kjo vetëm kontaktet të ngushta por edhe ato më të largëta, për të qenë më të sigurtë. Jemi në fazën që të kufizojmë sa më tepër përhapjen e sëmundjes ndaj është i rëndësishëm bashkëpunimi me qytetarët.

Gjatë gjithë kohës janë gjurmuar në Tiranë të gjithë personat që kanë patur kontakte me 2 personat që kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus”, tha Bino.

12:28 Nuk është e gjithë Italia në alarm, jeta vijon normalisht në Romë

Shqipëria ka ndaluar të gjitha lundrimet në drejtim të Italisë si edhe fluturimet në drejtim të veriut të këtij vendi, i cili po përjeton një krizë të madhe nga koronavirusi. Dy raste pozitive janë konstatuar edhe në Shqipëri.

Por, duket se situata në zona të tjera të Italisë nuk është e njëjtë me Lombardinë, e cila është futur tashmë në karantinë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sj2CiI3753s?feature=oembed&w=1200&h=675]

Gazetarja e Abc News Glidona Daci raporton direkt nga aeroporti i Romës duke theksuar se gjithçka është normale atye dhe në qytet.

“Jam në aeroportin e Romës. Këtu gjithçka vijon normalisht. Shihen masa të shtuara, por nuk ka as pezullime dhe as alarm tek njerëzit. Normale ishte edhe situata në qytet dhe kishte mjaft vizitorë”, u shpreh ajo.

12:20: Manastirliu: Dy të konfirmuar, 14 të dyshuar të tjerë me koronavirus në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrat e analizave të kryera për koronavirusin në vend. Në një konferencë për shtyp, ministrja tha se kanë testuar 65 raste dhe 2 prej tyre rezultuan pozitivë.

Manastirliu po ashtu bëri me dije se presin analizat e 14 personave, pasi kanë pasur kontakte me 2 të infektuarit. Minsitrja theksoi se janë marrë masat dhe janë gati planet e veprimit.

“Ne kemi të gjitha planet e gatshme, planet e veprimit janë dinamike që ndryshojnë nga momenti në moment, të cilat janë të parapërgatitura. Kemi patur kohën për të bërë të gjitha trajnimet përkatëse. Të keni besim te personeli ynë mjekësor që nuk është hera e parë që përballen me këto situata.

Do të doja që të informoja edhe njëherë për të gjitha masat që janë ndërmarrë, kemi vendosur mbylljen e intitucioneve arsimore. Mbylljen e aktiviteteve publike, deri në datë 3 prill. Anulimin e grumbullimin e tubimeve masive. Ndalimin e eksporteve për barnave. Në ambientet e shërbimeve do të ndalohet hyrja e shoqëruesve’, deklaroi Manastirliu.

12:00: Pas fluturimeve, anulohen lundrimet detare me Italinë

Pas anulimit të fluturimeve, janë pezulluar edhe lundrimet detare me Italinë. Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar pezullimin e lundrimeve detare në të gjitha portet drejt italisë së Veriut për shkak të koronavirusit.

Linjat e lundrimit detar që janë ndaluar janë Durrës-Ankona-Trieste. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, ndërsa ka hyrë në fuqi menjëherë.

Një vendim i tillë është marrë pasi Italia e Veriut është vendosur e gjitha në karantinë, ndërkohë  në Shqipëri janë konfiruar tashmë dy rastet e para me të prekur. Dy persona babë e bir po mbahen të izoluar në spitalin Infektiv pasi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

11:30 Mbyllen shkollat, pezullohen fluturimet, por Kuvendi vijon punën normalisht

Kuvendi ka vendosur që të vijojë punën pavarësisht masave të marra nga qeveria për mbylljen e shkollave, pezullimin e fluturimeve në drejtim të Italisë apo ndalimin e aktiviteteve të tjera publike.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla tha gjatë mbledhjes së grupit se do të vijohet puna duke patur parasysh këshillat për mbrojtjen personale.

10:55: Koronavirusi në Shqipëri, rrezikohen më shumë duhanpirësit

Masat që duhen marrë për ta shmangur Covid-19 tashmë dihen, por gjithsesi ekzistojnë disa faktorë të tjerë që mund ta përkeqësojnë situatën.

Sipas ekspertëve personat që tymosin cigare, normale apo edhe ato elektronike, janë më të rrezikuarit nga Covid-19. Kjo pasi duhani dëmton mushkritë dhe këto të fundit janë pikërisht organi që koronavirusi sulmon më shumë. Ekspertët e shëndetit kanë thënë gjithashtu se tymosja e cigareve është një arsye më shumë se pse koronavirus ka marrë më shumë jetë burrash sesa grash.

10: 45 Koronavirusi në Shqipëri, Lulzim Basha anulon dy aktivitete publike

Kreu i PD, Lulzim Basha ka anuluar dy aktivitete publike të parashikuara për pasditen e sotme, pasi janë konfirmuar dy raste me koronavirus në vend.

Zyra e shtypit në selinë blu bën me dije se në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare, ku do të merrnij pjesë 300 gra, dhe tshmë ëshët anuluar. I njëjti vendim është marrë eedhe për një tjetër aktivitet të Bashës.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për të mbylllur në një periudhë 2-javore të gjitha institucionet publike. Po ashtu u vendos të ndalohen të gjitha aktivitetet publike, përfshirë ato sportive, kulturore por jo vetëm.

10:30 Izolohet një person i tretë tek Infektivi

Një tjetër person dyshohet se është prekur nga koronavirusi në Shqipëri krahas dy të tjerëve që u konfirmuan mbrëmë.

Gazetarja Ajgena Korbi bën me dije nga spitali Infektiv se një tjetër person është sjellë aty duke u izoluar dhe dyshohet se është i prekur.

“Burime nga spitali më bëjnë me dije se ka simptoma të COVID-19, por janë analizat e specializuara që do të saktësojnë nëse kemi të bëjmë vërtetë me një të prekur të tretë”, raporton gazetarja.

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat për dy javë. Ndërkohë, janë ndaluar fluturimet me Italinë deri në 3 prill.

Ndërkohë, Abc News zbuloi se dy personat e prekur jetojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë babë e bir. Ata kanë hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt nga pika e Hanit të Hotit.

Që nga ajo ditë, ata kanë patur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të tjerë. ISHP njoftoi më parë se janë duke kontaktuar me personat të cilët mund të kenë patur kontakt me dy personat e infektuar për të parë nëse ka apo jo shenja tek ata.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=bA_fSapoXiA?feature=oembed]

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë për të tillë.

Në një lidhje live me studion e Abc News nga spitali Infektiv, gazetarja Ajgena Korbi informoi se janë futur në karantinë edhe të afërmit e personave të prekur.

Abc News zbuloi se të prekurit janë V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç.

10:10 Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar: Nga Milano deri te Verona, ndalohen fluturimet në 10 aeroporte të Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka dhënë njoftimin për anulimet e fluturimeve me veriun e Italisë për shka të masave të marra nga qeveria italiane dhe ajo shqiptare.

AAC bën me dije se janë anuluar fluturimet në 10 aeroporte të veriut të Italisë, ku ka shpërthyer koronavirusi.

Aeroportet që ndalohen fluturimet nga Shqipëria dhe anasjelltas:

Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
Aeroporti Bologna (BLQ)
Aeroporti Firenze (FLR)
Aeroporti Genoa (GOA)
Aeroporti Perugia (PEG)
Aeroporti Pisa (PSA)
Aeroporti Rimini (RMI)
Aeroporti Venezia (VCE)
Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

10:10: Ministria e Arsimit: Shkollat mbyllen deri më datë 23 mars

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka konfirmuar vendimin e qeverisë për mbylljen në një periudhë 2-javore të gjitha institucionet arsimore në vend.

Shahini thekson se një vendim i tillë është marrë për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Ministrja thekson se nuk ka asnjë arsye për panik dhe se vendimi është marrë si masë parandaluese.

09:45 Koronavirusi, kthehet në karantinë spitali infektiv

Në spitalin e Infektivit mjekët thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar. Edhe infektivi mëngjesin e sotëm i është nënshtruar dezinfektimit, ky spital është boshatisur ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në zonën e QSUT.

Siç raporton për ABC News gazetarja Ajgena Korbi, spitali i infektivit është kthyer tashmë në karantinë.

Mjekët e këtij spitali kanë  njoftuar se gjendja e 2 pacientëve të shtruar me Koronavirus është e stabilizuar. Ata kanë ardhur përmes Hanit të Hotit në datën 26 shkurt, dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekëve vetëm pak ditë më parë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kLDbQcaImfg?feature=oembed&w=1200&h=675]

Mjekët kanë vlerësuar rastin e tyre dhe rezultati i analizave të tyre ka dalë mbrëmë në mesnatë. Po ashtu gazetarja Ajgena Korbi raportoi për abcnews.al se të gjithë personat e kontaktit të afërt me 2 pacientët, janë karantinuar, të paktën kështu ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë, situata e tyre po hetohet ndërkohë që janë marrë masat paraprake për mbyllje të shkollave dhe gjithe aktiviteteve dhe grumbullimeve masive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar më parë se nëse do të konfirmohej rasti i parë me covid-19 të gjithë pacientët do të transferoheshin nga infektivi.

Në këto minuta ABC News po ndjek nga afër të gjithë lëvizjet në këtë spital, dhe është vënë re se  nuk  ka hyrje-dalje të pacientëve të tjerë, në orët e para të mëngjesit stafi mjekësor ka patur një mbledhje urgjente për tu përgatitur për përpalljen ne rastit.

Gazetarja Ajgena Korbi raportoi për ABC News se dyshohet edhe për një tjetër person të prekur nga Covid – 19, vlen të theksohet se janë dyshime paraprake.

Nga komunikimi me mjekët, është njoftuar se rasti i tretë i pak minutave më parë, ka simptoma të ngjashme me Covid-19.

Siç kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit, për konfirmimin për Koronavirus duhet pritur rezultati i analizave laboratorike.

09:35 Dy javë me koronavirus, lëvizën nëpër Shqipëri: Futen në karantinë të afërmit e të prekurve

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat dhe ndaluar të gjitha aktivitetet publike deri më datë 3 prill.

Ndërkohë, Abc News zbuloi se dy personat e prekur jetojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë babë e bir. Ata kanë hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt nga pika e Hanit të Hotit.

Që nga ajo ditë, ata kanë patur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të tjerë. ISHP njoftoi më parë se janë duke kontaktuar me personat të cilët mund të kenë patur kontakt me dy personat e infektuar për të parë nëse ka apo jo shenja tek ata.

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë për të tillë.

Në një lidhje live me studion e Abc News nga spitali Infektiv, gazetarja Ajgena Korbi informoi se janë futur në karantinë edhe të afërmit e personave të prekur.

Abc News zbuloi se të prekurit janë V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç.

Ata gjenden aktualisht në pavijonin e Infektivit në QSUT.

09: 32 Koronavirusi, Rama: Nuk po bëhet hataja, një tjetër virus vrau gjysmë milioni njerëz para disa vitesh

Koronavirusi tashmë është konfirmuar edhe në Shqipëri, një djalë sëbashku me babain e tij janë shtruar në spitalin infektiv. ABC news ka zbuluar edhe identitetin e tyre dhe nga cila zonë janë.

Gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë së sotme për Koronavirusin, Rama bëri thirrje për vetëpërmbajtje në këtë situatë të re, për të cilën tashmë duhet të përballet edhe Shqipëria.

Sipas Ramës, bota ka kaluar epidemi edhe më të rrezikshme, siç ishte ajo e shek 15, kur sëmundja “Murtaja” mori jetën e pothuaj gjysmës së globit.

“Kjo epidemi ka një specifikë të posaçme në kohën që jetojmë. Jo në shekujt e kaluar por vetëm 10 vjet më parë një epidemi tjetër ka marrë gjysme milioni njerëz në glob, siç të gjithë e dini dhe të gjithë e kujtojmë se nuk kemi patur një situatë alarmi të tillë. Alarmi vjen si pasojë e faktit që çdo gjë që ndodh në një cep të globit shfaqen në të gjitha mediat.

Kjo rrit fluksin e informacionit dhe rrit panikun. Gjithë kjo hije e madhe kërcënuese për ne përballohet me gjëra të thjeshta: larja e duarve pas kontaktit fizik, është një masë që ndihmon jashtëzakonisht shumë, sikundër është shumë e rëndësishme për të gjithë të rinjtë që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë të shmangin lokalet, clubet e natës sepse kontakti i atyshëm është shumë i afërt”, tha kryeministri.

09:25 “Mbyllni kufijtë se na morët në qafë!”, Rama për koronavirusin: Është masë shumë drastike, ja si do veprohet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë ditën e sotme në një mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin.

Gjatë kësaj mbledhjeje kryeministri tregoi hapat që do të ndiqen tashmë që u konfirmuan dy rastet e para në vendin tonë.

Rama ka folur fillimisht për dy rastet e para ndërsa shtoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në fazën tjetër si vend i prekur nga koronavirusi dhe plani për këtë situatë, sipas tij, ka qenë i parapërgatur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sa i përket opsionit të mbylljes së kufijve, kryeministri shpjegoi gjatë fjalës së tij se kjo është një masë drastike dhe mund të ndiqet vetëm në raste specifike.

Rama u shpreh:

OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve. Është një masë shumë drastike, e përdorur thuajse fare, ose pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë”.

Lidhur me këtë çështje ka pasur një numër të madh komentesh në videon që po transpeton drejtpërsëdrejti mbledhjen e qeverisë në llogarinë personale të kryeministrit në Facebook.

09: 24 Vendimi i qeverisë për koronavirusin: Mbyllen shkollat, aktivitetet publike që ndalohen

Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes dha detaje për dy rastet e konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Ministrja tha se djali 28 vjeçar i ardhur nga Italia më 26 shkurt ka qenë mbartës dhe më pas ka infektuar të atin.

Gazetari i Abc News zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Sakaq, Manastirliu theksoi se janë izlouar të gjithë personat që kanë patur kontakte të ngushta me 28-vjeçarin që erdhi nga Italia.

“Bëhet fjalë për dy qytetarë të moshave 54 dhe 28 vjec. Njëri është rast i importuar që ka udhëtuar nga Italia, ka kaluar përmes pikës së Hani të Hotit në 26 shkurt, ndërsa babai është rast i konfimuar si kontakt i ngushtë. Është kontaktuar urgjenca, janë marrë mostrat janë dërguar në laborator dhe kanë rezultuar pozitiv. Menjëherë pas daljes së rezultateve ekipi ka kryer identifikimin, izolimin e kontakteve të ngushta për gjatë gjithë natës dhe tashmë kontaktet e gushta janë izoluar.  Të  dy qytetarët po marrin shërbim te Infektivi”, tha Manastirliu.

Ndërkaq, ministrja theksoi se do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore dhe aktivitetet publike, përfshirë ato sportive, kulturore dhe konferencat. Po ashtu Manastirliu tha se do të ketë një karantinim të detyruar për perosnat që vijnë nga Italia.

EKSKLUZIVE/ Dy të prekurit nga koronavirusi, banorë të Tiranës: Lagja dhe detaje kur u futën në Shqipëri

ISHP zbuloi dy raste pozitive me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për babë e bir. Ky i fundit kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.

Gazetari i Abc News Simon Shkreli zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Lexoni më tepër: Koronavirusi, Rama njofton mbylljen e shkollave, sa do të zgjasë

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë.

Ndërkohë abcnews.al zbulon se dy të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Ki8lBpYNFOk?feature=oembed&w=1200&h=675]

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore.

Lexoni më tepër: Dy javë me koronavirus, lëvizën nëpër Shqipëri: Futen në karantinë të afërmit e të prekurve

Një vendim të tillë Rama e bëri me dije gjatë mbledhjes emergjente të qeverisë, në një kohë që në Shqipëri u konfimuan dy rastet e para me koronavirus. Sipas kryeministrit, ashtu sikurse është thënë nga ekspertët fëmijët nuk janë të kërcënuar nga koronavirusi, por për shkak të grumbullimit në shkolla ata mund të jenë mbartës dhe e transmetojnë tek të tjerët.

“Masat e sotme që ka ardhur momenti gjithnjë në ndjekje të protokollit janë pezullimi i fluturimeve direkte me veriun e Italisë dhe praktikisht në të gjitha zonat e kuqe deri në 3 prill. Mbyllja e institucionve arsimore për një periduhë 2 javore. Pse mbyllja e intitucinoneve? Dunet të jetë shumë e qartë për të gjithë se nga tëbgjitha sstatistikat e nxjerra deri tani, pjesa më pak e kërcënuar janë të rinjtë, por duhet kurptuar se të rinjtë ose fëmijët për shkak të faktit se shkojnë në shkollë dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusun tek të tjerët edhe pse për ata vetë virusi nuk shfaq rrezikshmëri për jetën.

Për këtë arsye ne besojnë se është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anullimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi. ”,- tha Rama.

07:45 Koronavirusi erdhi në Shqipëri, Braçe: Duhet qetësi, kush ka hyrë nga Italia të vetëkarantinohet

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të infektuara me koronavirus në Shqipëri.

Numri dy i qeverisë bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të disiplinohen. Sipas Braçes, çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë javëve të fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë.

00:35 Koronavirusi arrin në Shqipëri, konfirmohen dy rastet e para

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy raste e para të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Sipas ministrisë, gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Lexo edhe: Koronavirusi, Rama njofton mbylljen e shkollave, sa do të zgjasë

Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re