Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje për të gjithë mësuesit për zbatimin e masave anti-covid.

Teksa e cilëson rolin e mësuesit të pazëvendësueshëm për edukimin e brezave, ajo kërkon prej tyre të mbajnë maskën, distancën dhe të kujdesen për fëmijët duke i kujtuar vazhdimisht zbatimin e rregullave.

POSTIMI:

Roli juaj është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për edukimin e brezave, por në këtë kohë të pazakontë, roli juaj është thelbësor për ruajtjen e shëndetit, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm në shkolla.

Gjatë gjithë qëndrimit në shkollë mbani maskën, kujdesuni të ruani distancën.

Kujtoni vazhdimisht nxënësit për zbatimin e rregullave.

Për çdo shqetësim komunikoni me koordinatorin e shëndetit në shkollë i cili sinjalizon strukturat shëndetësore.

Zbato masat anti-covid. Kontribuo për shkolla të sigurta. Ruaj shëndetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re