Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat ka bërë një analizë të përgjithshme në lidhje me situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas ministres është kushtuar një vëmendje e veçantë mbrojtjes së shëndetit të të sëmurëve me Colvid duke mbështetur bluzat e bardha.

Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se nga dita e hënë do të nisë testimi i shpejtë i antigenit në Tiranë.

“Thuajse prej dhjetë muajsh mjekët dhe epidemiologët dhe i gjithë ekipi i mjekësisë janë në një përballje të pazakontë.

Gjej rastin ti falenderoj pasi nuk kanë qenë muaj të lehtë dhe dua ti inkurajoi për atë që do të sjellë situata në vijim pasi nuk do të kemi muaj të lehtë në këtë sfidë.

Puna jonë nuk ka ndalur në asnjë moment, për të mbështetur stafet mjekësore dhe për të siguruar kushtet e nevojshme. Të gjithë frontet e frontit të parë janë mbështetur me bonusin special të vënë në dispozicion nga qeveria për mbështetjen e tyre. kemi siguruar dhe do ta bëjmë deri në fund sigurimin e tyre me mjetet e nevojshme. Kemi 550 shtretër në funksion, 1600 shtretër në përfshirje të situatës në spitalet rajonale.

Sot në sistemin tonë kemi 483 respiratorë të dedikuar në funksion të terapive intensive në struktura tona spitalore në të gjithë vendin.

Jemi angazhuar në disa drejtime për të pasur vaksinën anti Covid në kohë dhe siç kemi thënë do ta ofrojmë falas për qytetarët. Ashtu siç e kemi thënë në funksion të kufizimit të hapjes së infeksionit kemi marrë në kohë të gjithë masat në kohë për testimin masiv.

Tashmë kemi katër laboratorë publik në funksion të këtij testimi.

Përsa i përket testimit të shpejtë kemi siguruar kontratën e parë prej 100 mijë testesh dhe tashmë e kemi gati që ta vendosim në funksion.

Nga e hëna do të nisë testimi i shpejtë i antigjenit, si fillim do të nisë në Tiranë”, shpjegoi Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re