Drejtori i Zyrës Arsimore Kamzë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.Gjithashtu mësohet se ai është shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është rënduar.

Nga ana tjetër, në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre tre punonjës të zyrës arsimore të qytetit. Zyrat që përdoren nga tre të infektuarit janë mbyllur.

Kurse, në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”. Zyrtaret e ISHP marrin nesër vendimin nëse do të vijohet apo jo mësimi në këtë gjimnaz.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme mbajtja e maskës do të bëhet e detyrushme edhe në ambiente të hapura.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive nga 943 testime të kryera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re