Skip to content

Koronavirusi “mbërthen” ushtrinë, 9 të infektuar, 5 prej tyre në misione

Brenda radhëve të Forcave Armatosura janë konstatuar raste të infektuar me koronavirus. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Bardhyl Kollçaku gjatë raportimit të komisionin parlamentar të Sigurisë ka deklaruar se që nga fillimi i pandemisë deri më 15 qershor, rezultojnë 9 persona të infektuar në radhët e personelit të ministrisë së Mbrojtjes.

Ai bëri të ditur se në total janë kryer 200 testime.

“Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike serioze, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre. Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes”, tha Kollçaku

Shtabi i Përgjithshëm, sipas tij, për shkak të ndërprerjes ajrore e linjave të transportit, 19 personal janë izoluar, ku kemi kontakt në gjendje shëndetësore të mirë.

Ai nënvizoi se pavarësisht situatës me pandeminë Covid-19, FA kanë realizuar të gjitha detyrat kushtetuese pa cenuar gatishmërinë luftarake si monitorimi i hapësirës ajrore dhe tokësore, zbatimi i ligjshmërisë në hapësirën detare dhe ruajtja e sigurisë i gjithë personelit dhe instalimeve ushtarake.

Kollçaku tha se Forcat e Armatosura në kontakt të ngushtë me task-forcën e NATO-s dhe sipas udhëzimeve të tyre po planizojnë masat që duhet të marrin për një valë të dytë të mundshme të Covid 19  në vjeshtën e këtij viti.

/shqip