Gjykata e Shkallës së Parë Durrës është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus. Dy gjyqtar dhe një punonjës në administratën e Gjykatës së Durrësit kanë rezultuar pozitivë në tamponin e Covid-19.
Ndërkohë shtimi i rasteve me Covid-19 ka ndikuar edhe në shtyrjen e seancave gjyqësore të gjyqtarëve të infektuar, po dhe të disa avokatëve që kanë rezultuar pozitiv.
Ndërkohë i është bërë tampon punonjësve të tjerë, të cilët do të qëndrojnë të karantinuar derisa të marrin përgjigjen e rezultatit.
/faxweb
