Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook-un e tij foto të mjekëve dhe infermierëve që po kurojnë pacientët e infektuar me koronavirus.
Krahas fotove të shpërndara, ku ‘bluzat e bardha’ duken të veshura me veshjet e tyre speciale, kreu i shtetit nuk i kursen as fjalët e mira kundrejt tyre.
Postimi:
Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë covid-19.
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.
Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!
Krenarë për të gjithë ju!