Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar së fundmi biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, Muharrem Salihu, për virusin COVID-19.

Presidenti Meta ka deklaruar se është interesuar për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë. Ai shprehet se situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme, sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të zhvilloja sot biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu.

U interesova për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shpreha solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.

Lajm i mirë që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re