Teksa sot është dita e tretë e “shtet rrethimit” në kuadër të masave kundër koronavirusit, ministria e Kulturës ka ndërmarrë një nismë për të argëtuar njerëzit të cilët janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Ministra e Kulturës fton të gjithë instrumentistët që të bëjnë muzikë në shtëpitë e tyre ndërsa qytetarët e tjerë të hapin dritaret dhe të dëgjojnë.

“Hapni dritaret

Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja

Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zgjojnë qytetin me tingujt e tyre

Bëjmë muzikë nga shtëpia

Ditën e diel ora 12:00″, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re