Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditura të tjera masa që do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Manastriliu bëri me dije se do të mbyllen të gjitha lokalet, baret e restorantet, në Tiranë e Durrës deri në një njoftim të dytë.

Bizneset që nuk zbatojnë këtë urdhër, do të gjobiten me 20 milionë lekë të vjetra.

“Ju bëj me dije se i kam propozuar Këshillit të Ministrave përshkallëzimin e masave:

Mbylljen e të gjitha bareve dhe klubeve në Tiranë dhe Durrës,

Gjobë 5 mijë euro për qytetarët që vijën nga zonat prekura dhe nuk respektojnë urdhrin për vetëkarantim edhe për ata që kanë rezultuar pozitiv me kornavirus

20 mln lekë të vjetra për baret restorante apo klubet që nuk zbatojnë vendimin për tu mbyllur deri në një vendim të dytë

Vendosjen e distancës 1.5 metër mes punonjësve te bizneset

Reduktimin në maksimum të personelit të Call-Centerave

Komunikimet do të jenë në mënyrë virtuale me median“, tha Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re