Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon sfidën e vërtetë që vendi ka, ndërsa po përpiqet që të parandalojë përhapjen e COVID-19.

“Realisht, sfida jonë tani do të jetë se sa po e ndërpresim ne zinxhirin e infeksionit. Situata është shumë dinamike. Njerëzit duhet që të tregohen të kujdesshëm në vazhdim. Edhe kur ata dalin në rrugë, për të mbaruar ndonjë punë, duhet që të vazhdojmë që të ruajmë distancimin social. Situata mund të ndryshojë. Do të jetë në varësi të rrethanave, edhe ne ashtu do të veprojmë.”, tha Manastirliu në emisionin “Open”.

Ministrja e Shëndetësisë dha lajmin e mirë që kanë mbërritur në vendin tonë 5 respiratorë.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje me një kompani për 54 respiratorë. Sot kanë mbërritur 5 të tillë që janë instaluar në spitalin Shefqet Ndroqi ose siç quhet ndryshe Covid2. Pjesën tjetër të respiratorëve pritet të vijë në këtë kohë”- tha Manastirliu duke shtuar “Në fund të prillit ose në fillim të majit pritet të vijnë dhe 50 respiratorë të tjerë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re