Mjekët kanë komentuar situatën pandemike që ka përfshirë vendin tonë dhe gjithë botën.

Të ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit, mjekja e familjes Blerina Sina, mjeku psikiatër Neli Demi dhe epidemiologu Artan Simaku janë shprehur se është e rëndësishme që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre.

Psikiatri Demi ka theksuar se të jesh me Covid nuk është turp dhe qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë fakt.

Ndërkohë mjekja e familjes Sina ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të konsultohen me specialistët pasi stadet e sëmundjes janë të ndryshme siç varion dhe caktimi i kurës për trajtimin e tyre.

“Mjekët e familjes janë të pajisur me protokollet e nevojshme, dhe është në varësi të formës së sëmundjes që ai ka dhe duke qenë se nuk ka një mjekim specifik dhe mjekimi ndryshon.

Ditët e para vitamino-terapia, konsumimi i lëngjeve, paracetamol në raste temperature, ky është trajtimi në varësi të formës”, ka thënë ajo.

Epidemiologu Simaku ka theksuar se me rëndë i është që qytetarët të zbatojnë masat kufizuese dhe mbrojtëse anti Covid.

Sipas tij shifrat do të qëndrojnë në këtë trend dhe me masat e marra ato do të jenë poshtë 1000 rasteve të reja.

“Trendi në rritje i ditëve të fundit ka qenë një trend i parashikuar sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit.

Ne akoma s’jemi në stinën e dimrit kur pritet që të kemi sërish në rritjen e shifrave dhe pse pritet që masat kufizuese të ndihmojnë dhe në lehtësimin, efekti i tyre duket në tre javë apo një muaj.

Masa kryesore është mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjena. Për aq kohë sa e dimë rrugën e transmetimit është shumë e rëndësishme që të përpiqemi për respektimin e tyre.

marrja e masa shtrënguese është i nevojshëm për parandalimin e përhapjes së Covid, por është e rëndësishme që të merren parasysh gjithashtu situata ekonomike dhe sociale.

Duke marrë parasysh masat që kemi marrë nuk parashikohet rritje deri në 1000 raste, dhe me rritjen e qarkullimit të gripit në fund të dhjetorit dhe fillim të janar do të vlerësohet edhe situata e viruseve”, ka thënë Simaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re