Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirsi, ku deri më
tani raportohet se 827 persona kanë humbur jetën, 196 prej tyre brenda
24 orëve.

Ndërkohë, një mjek një mjek i spitalit të Napolit, Paolo
Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e
koronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret për
kurimin e artritit tek pacientët.

Sipas “La Republica”, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të, dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të mira.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate
të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet sepse
gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të
tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të
dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm.
Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë
e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të
zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me
koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re