Mjeku psikiatër Neli Demi, duke folur për “News 24”, tha se këtë periudhë karantine, nuk duhet që të konsumohet alkool.

Demi tha se njerëzit sigurisht që mund të hasin në vështirësi fillestare, pasi ndryshojnë mënyrën si kanë jetuar në përditshmëri, por shtoi se karantinimi i shërben shëndetit të tyre dhe të mirës së përbashkët.

“Këto janë kohë të vështira për mbarë botën. Njeriu e ka të vështirë që të mësohet me karantinimin, pasi është mësuar me një jetë më të lirë. Mirëpo, ky karantinim na bën mirë të gjithëve dhe i shërben njerëzisë. Është normale të kesh konfuzion, të kesh ankth e ndoshta frikë ndonjëherë. Duhet të kemi parasysh se nuk duhet që duke qenë se jemi të mbyllur, të pimë alkool, duhan apo më keq drogëra. Të mos konsumohet alkool”, tha mjeku Demi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re