Në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” Nard Tetaj, mjek , anestezist në Romë u shpreh se për parandalimin kundër virusit kanë përdorur ilaçe që përdoren për artrite.

Ai theksoi se janë përdorur për të gjithë pacientët edhe pse nuk jep rezultate të shkëlqyeshme.

Gjithashtu mjeku shqiptar u shpreh se medikamentet e përdorura nuk janë specifike për virusin, por ka dhënë pak rezultat për pacientët me COVID-19.

Tetaj theksoi se “Azitromicina” dhe “Hidroksiklorokina” janë ilaçet që përdoren vazhdimisht.

“Kur pacienti intubohet shkon drejt një niveli delikat të organizimit, krijohet një gjendje e tillë sepse ulet imuniteti. Shkakton prishjen e ekuilibrit të sistemit imunitar dhe pacientët rrezikojnë të marrin sëmundje.

Në këtë gjendje pacientët kanë një temperaturë shumë të lartë që është e vështirë të kontrollohet. Në reanimacion këtu tek ne nuk ka vdekshmëri shumë të larta”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se historia e “Ibuprofen” që në fillim ishte hipotezë dhe se nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të thënë se përkeqëson gjendjen e pacientit me COVID-19.

“Po bëhen shumë kërkime shkencore në të gjithë botën, por deri tani ende nuk ka një ilaç specifik për COVID-19.

Është shumë mundur që virusi të jetë përhapur që në fillim të janarit sepse edhe nga mesi dhe fundi janarit ka pasur një rritje të lartë të pacientëve me pulmoni. Por, nuk është njohur si pulmoni e shkaktuar nga koronavirusi.

Nënvlerësimi i COVID-19 ka bërë që të përhapet shumë shpejt dhe pastaj të njihet rreth 20-21 shkurtit. Kur është njohur pacienti i parë ishte shumë vonë sepse virusi ishte përhapur.

Masat e kontrollit që u morën ishin të rrepta edhe pse ndërgjegjësimi për rezultat pozitiv është shumë i vështirë . Ndërkohë dy ditët e fundit kemi një ulje edhe pse më përqindje të vogël.

Nuk duhet nënvlerësuar sepse mund të na sjellin kulme të tjera të grafikut.

Ndihmën dhe mbështetjen më të madhe e japin qytetarët duke respektuar masat e marra për parandalimin e COVID-19”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re