Mali më i lartë në botë Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës. Shkak për këtë është bërë përhapja e koronavirusit në shumë vende të botës.
Qeveria e Nepalit njoftoi se do t’i anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.
“Kemi vendosur t’i ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, tha Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së Kryeministrit.
Ai gjithashtu i këshilloi të huajt që nuk kanë mundur të shmangin shkuarjen në Nepal nga data 14 mars, të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Shumica e alpinistëve në Everest vijnë nga Shtetet e Bashkuara, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut dhe janë burim kryesor i të ardhurave për Qeverinë e Nepalit. //abcnews.al