Mbi 8 mijë raste aktive me koronavirus regjistrohen aktualisht në Kosovë.

Së fundi janë raportuar 4 fatalitete nga COVID-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1.340.

Kujtojmë se dje u raportuan 229 raste të reja me koronavirus, ndërkaq numri total i të infektuarve ka shkuar në 51 mijë e 731, nga 186 mijë e 31 mostra të testuara deri më tani në vend.

Të shtunën u raportua se brenda 24 orëve janë shëruar 363 pacientë, ndërkaq numri total i të shëruarve ka arritur në 42 mijë 215.

Ndërkohë, qyteti me më së shumti të infektuar vazhdon të jetë Prishtina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re