Kosova, sikurse disa vende të tjera të rajonit, mes tyre edhe Shqipëria, kanë shënuar rritje të numrit të personave të infektuar.
Në 24 orët e fundit në Kosovë nga 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren kanë rezultuar pozitivë 122 persona.
Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 2.799. Numri i vīktimave ka shkuar në 49, ndërsa 81 pacientë janë shëruar, shkruajnë mediat kosovare.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.
