Presidenti i Kosovës ka kërkuar shpalljen e gjendjes  së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirust, nd2ërsa nga ana tjetër qeveria e Kosovës e konsideron propozimin e presidentit si masë ekstreme.

Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar me presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qëndrimin e kryeministrit dhe qeverisë e ka prezantuar në një konferencë për media, zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Abazi në fjalën e tij është shprehur se qeveria do të shqyrtojë situatën nëse në një periudhë të caktuar mund të krijohen rrethanat për shpalljen edhe të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kryeministri ka shprehur qëndrimn e tij se nuk është në pajtueshmëri me masën ekstreme të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të cilën e ka propozuar presidenti sonte. Ne mendojmë që për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata, sigurisht edhe të veprohet në momentin e duhur kur e kërkon nevoja dhe kur vendi gjendet ne një situatë që kërkon një veprim të tillë”, tha zëvendëskryeministri Abazi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se do të propozojë në Kuvendin e Kosovës dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me shpërthimin e koronavirusit të ri./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re