Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdēkjeve të shumta në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se është i trishtuar pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të vëllait të kryetarit të Rahovecit.

“Më kanë pikëlluar shumë vdēkjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

I trishtë ishte lajmi edhe për vdēkjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit.

Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re