Presidenti amerikan Donald Trump këtë të premte nga situata e krijuar nga koronavirusi në SHBA ka shpallur emergjencën kombëtare për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit në rritje të virusit.

Ky është një vendim që e lejon qeverinë federale të kapë deri në 50 miliardë dollarë në fondet e ndihmës emergjente. Masa heq rregullat e sigurimeve mjekësore dhe mund të shpejtojë krijimin e spitaleve të reja dhe kërkimin e trajtimeve të reja.

Ndërkohë deri më tani në SHBA ka 1,701 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe 40 persona kanë humbur jetën. Disa shtete amerikane kanë ndërmarrë masa për të frenuar nivelin e inflacionit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha, ngjarjeve sportive dhe mbylljen e shkollave.

Virusi filloi në Kinë dhjetorin e kaluar, por Evropa tani është “epiqendra” e pandemisë globale, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re