Skip to content

Koronavirusi në Shqipëri: 3 të vdekur dhe 158 raste të reja

 

 

 

Viktimat nga koronavirusi dhe rastet e reja shtohen dita-ditës. Këtë të martë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për tre humbje jete dhe 158 qytetarë të infektuar. Viktimat ishin një 51-vjeçar nga Tropoja, një 74-vjeçar nga Peqini dhe një 80-vjeçar nga Tepelena. Në 24 orët e fundit, e mposhtën virusin 140 qytetarë. Kurse në dy spitalet COVID janë 214 të shtruar, 15 në terapi intensive dhe tre të intubuar.