Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar 2 rastet e para të prekura nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa pak më parë është dërguar një tjetër me urgjencë në spital që dyshohet të jetë infektuar.

Ndërsa janë marrë masa urgjente, si mbyllja e shkollave, universiteteve, janë anuluar disa fluturime, pritet që të ndalohen edhe takimet e familjarëve me të burgosurit.

Drejtoria e Burgjeve po zhvillon një mbledhje për rastet e dyshuara dhe pritet që nga kjo mbledhje të pezullohen të gjitha takimet e të afërmeve me të burgosurit.

Kujtojmë se këto janë disa nga masat që po merr qeveria për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së virusit në masa të pakontrollueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re