Ministria e Shëndetësisë njofton se dhjetë persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 435 nga 3549 testime të kryera.

Aktualisht, në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 435

Të shëruar në 24 orë 446

Të shtruar në spitale 163

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 2,193

Testime totale 1,259,366

Raste pozitive 177,971

Raste të shëruara 168,883

Raste Aktive 6,268

Humbje jete 2,820

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,997

Durrës 721

Fier 704

Shkodër 514

Elbasan 231

Gjirokastër 205

Berat 194

Lezhë 188

Vlorë 121

Korçë 155

Kukës 156

Dibër 82.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re