Rusia është vendi i 9 deri tani që e ka kaluar Kinën, në raport me numrin e rasteve të konfirmuara të koronavirusit.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi është 87 147 persona ndërsa në vendin e origjinës së Covid 19 numri i të infektuarve është 82 836.

Rusia, vendi më i madh në botë për nga territori, ka qenë në mbyllje që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi mbylljen e shumicës së hapësirave publike në fund të marsit.

Ndërkohë masat lehtësuese pritet që të fillojnë pas 30 prillit, edhe pse deri më tani Presidenti Putin nuk ka dhënë asnjë detaj nëse do e zgjasë gjendjen apo jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re