Koronavirusi nuk ka kursyer institucionet e Beratit, por edhe figurat e politikës në vend. Burime bëjnë me dije se  ka rezultuar pozitiv deputeti socialist Fadil Nasufi, i cili ka disa ditë që ka shfaqur shenja të infektimit dhe është karantinuar në banesën e tij në Berat.

Mes të infektuarve të orëve të fundit është edhe një sanitare në Repartin Infektiv në Spitalin e Beratit, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Hinkë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik, 1 sanitare në shkollën e mesme “Kristaq Capo” në Berat, 1 inxhinier nafte në Kuçovë dhe 2 shofera institucionesh.

Fadil Nasufi është zgjedhur për 3 mandate si Kryetar i Bashkisë Berat, përgjatë periudhës 12 tetor 2003 – 21 qershor 2015. Në tetor të vitit 2015 është emëruar Prefekt i Qarkut Berat. Nasufi ka një përvojë të gjerë politike duke u zgjedhur si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1991-1992, anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në periudhat 1991–1996 dhe 1998–2006.

Ka mbuluar pozicionet e nënkryetarit dhe të kryetarit të Partisë Socialiste dega Berat dhe është zgjedhur delegat në të gjithë kongreset e Partisë Socialiste, si dhe këshilltar në Këshillin Bashkiak (2000–2003) për këtë forcë politike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re