Skip to content

Koronavirusi nuk ndalet, 50 të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Krahasuar me një ditë më parë kemi 32 raste më pak.

Ndërkohë, deri më tani 37 persona e kanë humbur betejën me Covid në vendin tonë.

Ditën e sotme, shefja e Infektivit, Najda Çomo tha se te ky spital një pjesë e madhe e pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe terapi intensive.

Më tej doktoresha shtoi se qytetarët kanë një detyrim madhor tashmë, t’i qëndrojnë larg të sëmurëve dhe të evitojnë vendet publike që grumbullojnë njerëz. Çomo theksoi se e vetmja armë mbrojtëse tashmë është maska.

/shqip