Skip to content

Koronavirusi “nxjerr” në rrugë ushtrinë, Rama: Kontrolle dhe verifikime në automjete

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh ka njoftuar se jemi në një kohë lufte dhe jo  në një kohë normale, për këtë shkak qeverisë i duhet të marrë masa drastike për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Rama deklaroi se të gjithë ata që kapën në rrugë dhe kanë thyer vetëkarantinimin do të dënohen me gjobë prej 5 mijë euro dhe se për këtë do të dalë në kontroll policia dhe ushtria.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hfeuK8to3Bo?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Ndiqni informacionet zyrtare dhe zbatoni këshillat e autoritetve shëndetësore, sa më të disiplinuar të jemi sot, sa më të shtrënguar të jemi sot aq më të sigurtë do jemi nesër. Duhet të vetrrethohemi për disa javë me muret e izolimit.

Sot do të dalë në rrugë struktura të policisë së shtetit dhe policia ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjete dhe do të ndalojnë dhe do të verifikojnë nëse kanë brenda automjetit persona që kanë ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia.

Kush kapet në rrugë do të dënohet me gjobë prej 5 mijë euro dhe do të ndalohet të kthehen në Italia apo Greqi nëse s’do të paguajë gjobën, ju kërkoj shumë ndjesë nuk do doja të isha në këtë pozicion por këto masa shtrënguese na duhen sepse jemi në kohë lufte dhe jo në kohë normale“, tha Rama./abcnews.al