Në vijim të masave që po merren nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe mos përhapjen e koronavirusit, që tashmë ka shënuar të prekurit e parë, edhe Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet partiake.

Urdhri vlen deri më 3 prill. Vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.

“Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re