Bashkimi Evropian ka njoftuar se pritet që të “izolojë vetën nga të gjithë të jashtmit përfshirë edhe britanikët.
Si raporton “Financial Times“, masat e rrepta vijnë me synimin për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen prezantoi një propozim për të pezulluar të gjitha fluturimet që nuk janë esenciale nga qytetarë që vine nga vendet jo anëtarë.
Kështu Shengeni nuk do të jetë më një hapësirë e lirë udhëtimi për të paktën 30 ditë.
Nga ana tjetër, furnizimi me medikamente emergjente dhe ushqim do të vazhdojë të kryhet në union duke i lejuar kështu shërbimet e shëndetësisë dhe supermarketet që të përballojnë kërkesën.
Von der Leyen u shpreh:
“Këtu në Evropë ne jemi goxha të prekur nga koronavirusi dhe e dime që çdo gjë që mund të reduktojë interaksionin social mund të reduktojë edhe përhapjen e virusit. Sa më pak udhëtime aq më më shumë mund ta përmbajmë ne virusin.” /abcnews.al/
