Gratë duket se janë më shumë të predispozuara që t’i shpëtojnë koronavirusit krahasuar me burrat. Ndërsa fëmijët rezultojnë që të jenë më pak të rrezikuarit se të gjitha grupet e tjera. Shumë njerëz mund të infektohen dhe të kenë simptoma të lehta, por ka pacientë të tjerë ku virusi tregohet shumë më agresiv. Pra, çfarë po ndodh?

Të gjitha informacionet e deritanishme janë të ofruara nga një studim i madh që po bëhet nga Qendra Kineze e Kontrollit të Sëmundjeve. Gjatë këtij studimi janë vëzhguar 44,000 persona dhe rezulton se 2,8 për qind e meshkujve kanë ndërruar jetë krahasuar me 1.7 për qind që ishin gra. Nga këto, 0.2% fëmijë dhe adoleshentë ndërruan jetë krahasuar me afër 15% të njerëzve që ishin mbi 80-vjeç.

Përse fëmijët janë grupi më pak i prekur?

Sipas studiuesve nga Kolegji King në Londër, sistemi imunitar i tyre mund të jetë më i përgatitur për të luftuar Covid-19. Por, një arsye tjetër, sipas tyre, është fakti që ata mbrohen nga prindërit që në fillim të përhapjes së virusit. Prindërit mundohen t’i mbajnë larg të sëmurëve dhe kjo ka ndikuar gjithashtu.

Çfarë po i shpëton jetët e grave?

Një pjesë e përgjigjes lidhet e faktin që shëndeti i burrave është përgjithësisht më i përkeqësuar se ai i grave. Kjo si pasojë e zgjedhjeve që ata bëjnë me stilin e jetesës duke përfshirë këtu për shembull tymosjen e cigareve.

Dr. MacDermott shprehet:

“Pirja e duhanit ju shkatërron mushkëritë, dhe kjo nuk do ju bëjë fitues ndaj koronavirusit.”

Një tjetër arsye është edhe ndryshimi i sistemit imunitar mes meshkujve dhe femrave. Si duket sistemi mbrojtës i grave përgjigjet më mirë ndaj infeksioneve krahasuar me burrat. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re