Fabrikat u mbyllën dhe rrugët u pastruan si asnjëherë më parë në të gjithë Kinën dhe jo vetëm, teksa qeveria i kërkoi popullit të qëndronte në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Duket, sikur nderi i vetëm që koronavirusi i ka bërë botës është qielli i kaltër dhe pastrimi i ajrit.

Numri mesatar i ditëve me ajër cilësor është rritur me 21.5% në shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë, vitin e shkuar. Imazhe që vijnë nga satelitët e NASA-s tregojnë gjithashtu një reduktim drastik të dioksidit të karbonit dhe gazra të tjerë të çliruar nga fabrikat industriale, makinat etj. I gjithë ky ndryshim vjen si pasojë e masave që gjithë vendet e botës kanë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Si një nga ndotësit më të mëdhenj të botës, Kina kontribuon me 30% dioksid karboni çdo vit, prandaj ndikimi i gjithë çfarë po ndodh ndihet kaq shumë. Ndotja e planetit është reduktuar ndjeshëm.

Gjithsesi, edhe pse vetë karantinimi për të mundur virusin, shkaktoi ulje të ndjeshme të ndotjes në Kinë dhe jo vetëm, ekspertët i tremben një tjetër dukurie. Faktit që kur të rikthehet dhe të rimëkëmbë ekonominë e saj, Kina do ta ndosë ajrin në nivele edhe më të frikshme se ato të para pandemisë.

Sidoqoftë, kjo periudhë sado e shkurtër e ajrit të pastër, duhet t’i japë njerëzve një mesazh për t’i shtyrë drejt ndryshimeve afatgjata që përmirësojnë planetin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re