Italia është duke përjetuar një tragjedi nga koronavirusi me 2 503 të vdekur dhe gati 30 mijë të prekur.

I gjithë vendi po përballet me koronavirusin, ndërsa puna më e madhe i përket mjekëve, infermierëve dhe policisë që duhet të mbajë brenda shtëpive qytetarët e pabindur.

Ndërkohë që këshillon, por edhe gjobit qytetarët që thyejnë karantinën, policia italiane është duke u përballur edhe me justifikime të pazakonta nga shkelësit.

Siç raporton TgCom, një 31 vjeçar nga Como është përgjigjur se po kërkonte Pokemonin teksa policia e kapi jashtë shtëpisë në orarin e ndaluar.

31 vjeçari u gjet me tabletin e tij duke luajtur lojën e famshme në rrugë edhe pse ishte vendosur futja e zonës në izolim. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re