Dy raste me koronavirus janë regjistruar edhe në Belsh. Mësohet se bëhet fjalë për nënë e bijë.
Dyshohet se ato janë infektuar në Tiranë. Kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty koronavirusin. Mësohet së nënë e bijë dhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë, janë izoluar në banesë.
Tre ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord të të infektuarve në vendin tonë. Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse situata vijon të rëndohet, mund të rikthehet karantina.
/shqip
