Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura gjatë ditës së sotme, Imzot Frendo është shtruar në spital me rekomandimin e mjekëve.
“Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Shtypit të KISH-së.
