Koronavirusi ka prekur sërish burgun e Drenovës. Korrespondentja e Panorama.al bën me dije se ditën e djeshme një prej të dënuarve u transportua drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije se i dënuari me iniciale E.D. prej disa ditësh ishte konfirmuar me COVID-19 por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në godinën B ku ndodhen dhe të dënuar të tjerë të, mbi 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit.

Këta të dënuar kanë qenë kontakte me të dënuarin E.D. Të burgosurit e tjerë janë karantinuar ndërsa priten dhe rezultatet e personave të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re