Një ide e vecantë që ka bërë xhiron e botës ajoe një prifti amerikan në Ditroit, i cili ka vendosur të bekojë nga larg besimtarët me anë të një pistoletë lodër me ujë. Fotografitë e tij e kanë kthyer në priftin më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Tim Pelk është një prift i cili është bërë shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pamjet e tij duke kryer një bekim të veçantë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në të gjithë botën në pak orë. Në fakt në respektim të distancës së sigurisë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, prifti përdor një pistoletë lodër uji për të hedhur ujin e bekuar drejt besimtarëve që ndodhen në automjetet e tyre.

I pajisur me maskë dhe doreza, pavarësisht numrit shqetësues të rasteve më Covid-19 në territorin amerikan, prifi nuk ka hequr dorë në asnjë moment nga detyra e tij. Në Ditroit prej 30 vitesh ai nuk donte që besimtarëve t’u mungonte bekimi. Dhe kështu ideja e lindur fillimisht për të zbavitur fëmijët e kishës, pasi u miratua dhe nga një mjek, u përhap dhe tek besimtarët e rritur. Në fakt mjeku tha se përvecse një veprim i sigurtë ishte dhe zbavitës. Vetë  mjeku ishte i pari së bashku me djalin e tij që vrapoi të merrte bekimin jashtë kishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re