Popullariteti i presidentit Vladimir Putin ka rënë ndjeshëm në Rusi ndërsa koronavirusi “pushton” me ritme të shpejta vendin.
Për të dytën ditë radhazi, Rusia ka konfirmuar më shumë se 10,000 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 10,581 raste të reja me koronavirus duke e çuar totalin në 145,268.
Kjo do të thotë që Rusia po regjistron tashmë më shumë të infektuar se çdo vend tjetër europian.
Me rritjen e numrit të të infektuarve, besimi tek Putin po pëson rënie. Vetëm 46 për qind e personave të pyetur gjatë marsit kanë thënë se duan që ta shohin liderin rus që të vazhdojë të jetë në pushtet pas mbarimit të mandatit aktual.
Ky sondazh është bërë nga një grup i pavarur sondimi i quajtur Levada Centre.
Në qershorin e kaluar, Putin kishte besim e 54 për qind të personave të pyetur dhe kjo rënie së fundmi besohet të ketë lidhje me mënyrën sesi lideri rus po menaxhon krizën aktuale të koronavirusit. /