Për shkak të koronavirusit në një shtëpi të moshuarish në Glasgow kanë humbur jetën disa rezidentë në vetëm 7 ditë. Thuhet se virusi i rrezikshëm u ka marrë jetën të paktën 13 personave në këtë institucion, ndërsa familjarët e tyre janë të bindur se bëhet fjalë për Covid-19.

Të 13 rezidentët që humbën jetën raportohet të mos kenë pasur probleme të tjera shëndetësore.

Një burim nga shtëpia e kujdesit u shpreh për The Sun:

“Kjo është shumë e trishtueshme. Si mund të menaxhosh diçka të tillë? Stafi po bën të pamundurën për ta përballuar.”

Viktimat nuk janë testuar për koronavirusin, por “Four Seasons Health Care”, që menaxhon shtëpinë, thonë se dy nga anëtarët e stafit kanë marrë trajtim për Covid-19.

Shtëpia e kujdesit njoftoi se kishin vendosur “ protokoll strikt për sëmundjen infektive” duke përfshurë distancimin social, dhe se po monitoronin shëndetin e rezidentëve të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re