Teksa gjendej në Shijak, në një bashkëbisedim me qytetarët e prekur nga tërmeti, kryeministrit Rama, ka shkëmbyer batuta me një arkitekt italian.

Përpara se ky i fundit të fliste, kryeministri i tha se nuk do ja jepte dorën pasi ai vjen nga Italia.

“Nuk ta jap dorën se ti vjen nga Italia, nuk i dihet kurrë. Nuk është çështje karshillëku apo trimërie, por çështje sigurie.

Nuk dhashë shembull pedagogjik me dhënien e dorës, por është një infodemi e lajmeve që rrit panikun. Lajmet e rreme na pengojnë në përballje me epideminë, por derimë tani nuk kemi asnjë rast me koronavirus në Shqipëri.

Dihet kush i ushqen burimet që përhapin panik. Jemi pjesë e rrjetit të koordinuar të OBSH, s’ka koronavirus. Thonë që e kemi fshehur, por ju siguroj që nuk ka raste. Mos ardhtë kurrë, por nëse vjen, do e përballojmë. Maskat duhen për personelin mjekësor ose të prekurit, nuk ka nevojë që të vendosen nga të gjithë qytetarët.” , u shpreh Rama.

Më tej ai tha: Koronavirusi është një situatë serioze,por fatmirësisht ne nuk kemi ende asnjë rast. 

Një e papërgjegjshme foli dje jo ka alkool, jo nuk ka alkool.  Sigurisht që probleme ka, por kjo nuk është pjesë e realitetit. Kjo është të luash me psikologjinë e njerëzve. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re