Covid-19 prek edhe qytetin e Tropojës. Burime nga spitali i Tropojës bëjnë me dije se një çift është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Aktualisht, sipas burimeve te ORA NEWS, ata po janë duke u trajtuar në shtëpinë e tyre. Mësohet se çifti është nga fshati Berbat, ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik.
Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.
