Një mjeke në spitalin e Beratit është konfirmuar me koronaviurs.

Abc News raporton se e infektuar është mjekja në repartin e Alergologjisë, e cila prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitivë”.

Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se ,janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.

Mjekja alergologe ishte mes dy rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht dje pasdite nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që-sipas kolegëve të saj-ajo kishte pesë ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga Coronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re